Ai që u mbyll mbrëmë në Berlin me triumfin e Spanjës ka qenë një Europian rekordesh. Listës së gjatë të rekordeve u është shtuar dhe një tjetër mbrëmë dhe që ka të bëjë me “Këpucën e Artë” të kompeticionit.
Nisur dhe nga ndryshimet e bëra nga UEFA – veçanërisht pas kritikave të ashpra të ardhur nga Anglia – “Euro 2024” nuk do të ketë vetëm një fitues të këtij trofeu simbolik, por do të jenë plot 6 lojtarë, që do të ndajnë mes tyre “Këpucën e Artë”. Herri Kejn, Dani Olmo, Mikautadze, Musiala, Shranz dhe Gakpo janë shpallur golashënuesit më të mirë të turneut me nga tri rrjeta.
Dhe në këtë mënyrë të gjithë këta do të jenë fitues të “Këpucës së Artë”. Sepse rregulli i ri i vendosur nga UEFA, shfuqizoi të vjetrin dhe për të përcaktuar fituesin e “Këpucës së Artë”, kriteri i vetëm ka qenë numri i golave të shënuar, pa llogaritur asistet apo kritere të tjera.