BallinaKryesoreIzolimi prej rrugës Thumanë-Kashar, Sabah Sheta: Krutanët gati për vetëgjyqësi dhe rebelim...

Izolimi prej rrugës Thumanë-Kashar, Sabah Sheta: Krutanët gati për vetëgjyqësi dhe rebelim ndaj qeverisë!

spot_img
spot_img

Nga Sabah Sheta
Në këto ditë të nxehta vere, kur dhe fluksi i lëvizjeve është rritur dhe fal lëvizjes së turistëve dhe bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime pranë familjeve të tyre, 85 mijë banorët e Krujës gjenden të izoluar nga rruga e re Thumanë-Kashar dhe askush nuk po i përgjigjet shqetësimit të tyre.

Është kjo një situatë skandaloze e papranueshme për demokratët dega Krujë si dhe bashkëqytetarët tanë, aq me tepër që këtu kemi të bëjmë dhe me një akt korruptiv, shkelje të ligjit nga koncensionari Gener 2 e lejuar dhe bekuar nga qeveria.

Gjendur përballë kësaj situate izoluese ku në shkelje të plotë të së drejtës qytetare për të patur dalje të automjeteve nga autostrada për në Fushë-Krujë, Krujë dhe zonat përrreth qytetarët paralajmërojnë koncesionarin, autoritetet vendore dhe qendrore që të reagojnë pro interesit të krutanëve me një të drejtë të mohuar, pasi në të kundërt reagimi do të jetë i ashpër si e vetmja rrugë demokratike përballë kokëfortësisë, arrogancës dhe veshit të shurdhër të autoriteteve shtetërore.

Krutanet dhe të zgjedhurit e tyre në Kuvend kanë konsumuar çdo akt demokratik që nga sensibilizimi, protestat, marrja e informacionit ende pa mbaruar investimi nga ARRSH dhe Ministria e Transporteve ku konfirmonte se koncesionari e ka pjesen e tij deri te rrethrrotullimi Thumane e jo izolimin e krutanëve! Ndaj sot apelojmë fortë të gjendet zgjidhje pasi në të kundërt qytetarët do të detyrohen ta gjejnë vet atë përmes rrugëve demokratike deri në vetëgjyqësi ndaj konçesionarit dhe rebelim ndaj qeverisë.

Kjo është e vetmja rrugë që na ka mbetur. E pse e themi këtë?

E themi sepse padrejtësia është e dukshme për faktin sepse mosdalja nga aksi i rrugës është evident edhe në pjesën e rrugës deri tek rrethrrotullimi i Thumanës ku rruga është bërë me paratë e taksave të shqiptarëve. E përse atëherë të mos ketë dalje në këtë destinacion?

E themi këtë fakt sepse firmës Gener 2 i nis koncesioni nga ish-rrethrrotullim i Thumanës deri në Qafë Kashar, por përse duhet të prishej rrethrrotullimi dhe rruga e cila ishte e aksesueshme për qytetarët krutanë sepse dhe është ndërtuar me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe jo konçesionari.

Ne kërkojmë të rikthehet rrethrrotullimi që shërbente si dalje për në Krujë dhe Njësitë e saj Administrative! Ne nuk jemi kundra zhvillimit, por qytetarët e zonave ku ndërtohet duhen pyetur dhe nuk duhen dënuar si në këtë rast!

Kujt i intereson dhe kë pasuron kjo taksë dhe ky skandal i dukshëm në sytë e qytetarëve?. A është e drejtë të izolohet Kruja dhe në rrugë të mos ketë dalje edhe në akset e ndërtuara me taksat tona?

A është e lejueshme dhe e pranueshme kjo tallje me ne?

Pa dashur të merrem dhe më taksën e rritur, pasi më këtë duhet të merret drejtësia dhe SPAK ku nga 2.1 euro e çuan në mbi 2.7 euro, por krutanët nuk do të lejojnë talljen e qeverisë dhe pasurimin në kurriz të tyre duke iu dhënë kosto qytetarëve të Krujës, Fushë-Krujës dhe njësive të tjera administrative, turistëve bizneseve ne kete aks rrugor ku për të ardhur në Krujë iu duhet të shkojë deri në Kashar.

Për ne kjo është e papranueshme dhe reagimi do të vijë i fortë i pakompromisë në mbrojtje të dinjitetit dhe padrejtësisë që vret dhe rrënon krutanët!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular