Nga Azgan Haklaj
U bënë ditë e pikërisht pas vendimit haptas në shkelje të ligjit nga Gjykata e Apelit me dt 11- të qershor dhe në media, me intervista e prononcime sporadike flitet për një shkeputje të disa individëvr nga lidershipi i demokratëve euroatlantikë të drejtuar nga Lulzim Basha.
Në pamje të parë kemi të bëjmë me një fenomen që rëndom ngjan si herë të tjera këto 30 vite dhe rrumbullakoset me logjikën e thjeshtë se këto fenomene janë bashkëudhëtarë të pluralizmit e diversitetit politik.
Pa dashur të bëj kronologjinë e fateve që kanë pasur të tilla skizma ndër vite po i qasem rastit konkret ku Enkeled Alibeaj, Kthupit, Bekos Kullurit & kallam kusuri jo vetëm paralajmerojnë themelimin e nje partie të re por dhe e pagëzojnë akoma pa lindur si “IDE”, që në fakt ia kanë marrë me qera Kadllit.
Pa paraqitur asnjë arsystim logjik përveë faktit se ndahen nga Basha e “berishizmi”, athua se nuk se nuk e përjashtoj Basha Berishën por këta dhe vrapojnë nëpër ekrane pa denjuar të shpjegohen përpara struktuarave në partinë ku milituan dhe u vlerësuan dhe morën mandate përfaqësimi shpesh.
E për të hedhur poshtë këtë tezë justifikuese që në krye të heŕës po ju rikujtoj se është inversi i asaj që trumbetojnë pasi është Lulzim Basha i cili guxoi të largojë zyrtarisht Sali Berishën nga PD-ja duke marrë mbi vete jo vetëm barrën por dhe një presion të gjithanshëm e të dhunshëm sistematik.
Mirëpo si duket subkoshienca e tyre ose punon mbrapsht ose duan të hidhen si ish kolegë të tyre në hijen që lëshon ballkoni “non grata”.
Nuk e përceptoj logjikën e tyre përpos të shkojnë edhe ata tej Berisha me nga një vulë në xhep si në rastin e Myslym Murrizit apo Jozefina Topallit e të tjerë që e kanë një vulë ne xhep dhe në gjykatë janë kryetar të partive të tjera që dëmtuan PDSH-në në vitin 2021 dhe tani janë janë kthyer si të çartur në rithemelimin e nongratave dhe hiqen si shpëtimtarë.. Nëss vërtet kërkojnë liri për teza e doktrina që akoma nuk i kanë bërë të ditura i siguroj se askund si tek Demokratet Euroatlantikë nuk do të kenë terren ti shfaqin dhe pse jo të kerkojnë koncensus e votë për ti materializuar si fraksion apo si autonom.
Kjo parashihet dhe ka raste në parti moderne konservatore që mund të udheheqesh nje pakice te respektuar në formën e një fraksioni e ti imponohesh shumicës meqenëse ata kanë deklaruar se ndahen vetëm me Lulzim Bashën.
Por duket se halli qëndron gjetkë ndonëse qëndrimi i tyre nuk është i qartë dhe i kristalizuar.
Këtë e thotë fakti se ata flasin për një forcë politike me drejtim kolegjial, një eksperiment pa sens, thjesht për të demostruar formalisht “inovacion” e “modernitet”.
Dhe më e keqja që rëndon e kompromenton vendimin e tyre eshte ajo që ky vendim i gjykatës do te apelohet me një rekurs në Gjykatën e Lartë për ç’ka vetë zotërinjtë kanë rënë parimisht dakort.
Atëherë a nuk është joserioze deri qesharake të kërkosh simbolet e vulën e grabitur në paligjshmëri, ndërkohë që kryen formalitete për vulë e sigla të një grupacioni të ri.
Pa dashur as ti fyej e atakoj por thjesht të konstatoj me realizëm mendoj se është në detyrimin e tyre politik por dhe qytetar të japin shpjegime përpara opinionit e kryesisht përoara demokratëve qëndrestarë të cilët në kushte të vështira këto vite i kanë mbështetur dhe ju kanë besuar.
Nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk flitet per principe të cilat mbajnë të bashkuar një familje politike por thjesht për llogari të cilat sipas të gjitha gjasave i kanë berë pa hanxhinë.
Besoj se ka ardhur koha e të vërtetava dhe siç thotë një mendimtar “Njeriu i verteë është shumë me i mirë se njeriu i përsosur..”.