BallinaSportSherr mes Bellingam dhe Sauthgejt gjatë finales, gazetari zbulon prapaskenat: Më pas...

Sherr mes Bellingam dhe Sauthgejt gjatë finales, gazetari zbulon prapaskenat: Më pas hoqi Kejn

spot_img
spot_img

Garet Sauthgejt ka treguar se i beson verbërisht disa futbollistëve edhe kur ata janë jashtë forme dhe kjo u pa qartësisht edhe në finalen e Europianit ndaj Spanjës. Qëndrimi në fushën e lojës i Herri Kejn, dukshëm jashtë forme, ia bëri më të lehtë spanjollëve fazën mbrojtëse dhe kjo situatë tensionoi edhe vetë lojtarët anglezë.

Gazetari i “ESPN”, Mark Ogden, bëri të ditur se duke qenë pranë pankinave në fushë, kishte parë një shkëmbim aspak miqësor mes Bellingam dhe Sauthgejt gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, ku sipas tij, futbollist kishte shpërthyer kundër trajnerit që nuk po bënte asnjë lëvizje taktike.

“Pak para se Kejn të hiqej nga loja, Bellingam e humbi toruan me Garet Sauthgejt në anë të fushës, duke i sinjalizuar “ndrysho diçka, bëj diçka” dhe pastaj Kejn u hoq nga fusha. Sapo Kejn doli dhe Uotkins u fut e pastaj edhe Kol Palmer, Anglia luajti shumë më mirë”, shpjegoi gazetari momentin kur Bellingam tregoi pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit, që tashmë shihet si një sinjal se grupi i futbollistëve ka humbur besimin te ky i fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular