BallinaSportSouthgate jep dorëheqjen pas humbjes së Anglisë në Euro 2024: Është koha...

Southgate jep dorëheqjen pas humbjes së Anglisë në Euro 2024: Është koha për ndryshim dhe një kapitull të ri

spot_img
spot_img

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së dytë radhazi të Anglisë në finalen e Kampionatit Evropian.

Pas 102 ndeshjeve dhe gati tetë vitesh në krye, ai ka marrë vendimin për tu larguar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai përmes një reagimi, ku shprehet se “është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri”.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Kjo ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri”, tha Southgate.

Anglia arriti të shkojë në dy finale Europiani ku nuk fitoi asnjërën pasi u mposht nga Italia në 2020-ën dhe nga Spanja 2-1 në Berlin të dielën, në finalen e Euro 2024.

Southgate e çoi Anglinë në finalet e Euro 2024 dhe Euro 2021, gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe çerekfinalen e Kupës së Botës 2022.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular