Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në njësinë administrative Ulëz të bashkisë Mat. Sipas raportimeve flakët rrezikojnë pesë banesa dhe dy stane bagëtish.
Terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri.
Punonjësit e bashkisë së Matit dhe punonjësit e zjarrfikëses po luftojnë me flakët, në vendin që është dhe zonë e mbrojtur.