Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për ANT1 në Greqi një ditë pasi u lirua nga burgu në Shqipëri. Ai ka folur për betimin si eurodeputet në Strasburg, ndërsa ka falenderuar Kiriakos Micotakis për kandidimin.
Ndërkohë, duke folur për Himarën, Beleri ka kërkuar të drejtën për vetëvendosje. “Ne duhet të kemi të drejta civile. Duhet të kemi të drejtën për vetëvendosje” tha ai.
Duke folur për dënimin ai tha se do të kthehet në burg së shpejti. “Kam bërë një kërkesë për lirimin nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Nuk do të largohem. Do të përballem me dënimin tim, cilidoqoftë ai” tha Beleri. Sipas gazetës, Beleri ka thënë se Himara është e banuar nga grekë dhe shqiptarë që kanë bashkëjetuar për shumë vite dhe se kështu duhet të vazhdojë të jetë.
“Shumë raste kanë treguar se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë. Shqipëria është një vend europian gjeografikisht dhe unë dua të besoj se është ashtu edhe kulturalisht. Por lidershipi atje nuk ka bërë përpjekje për t’u afruar me Bashkimin Europian” ka thënë ai.