BallinaPolitikeZgjedhjet në Himarë/ Pas ankimit të PS-së, Kolegji Zgjedhor miraton afatet ligjore....

Zgjedhjet në Himarë/ Pas ankimit të PS-së, Kolegji Zgjedhor miraton afatet ligjore. Ja kur nis fushata elektorale

spot_img
spot_img

Lidhur me zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës që do të mbahen më 4 gusht të këtij viti mësohet se Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për afatet në zgjedhjet që do të zhvillohen. Bëhet me dije se në vendimin e Kolegjit Zgjedhor thuhet se partitë të bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim deri më 22 korrik ora 16:00. Po ashtu në vendim shtohet se koalicionet afat për t’u regjistruar në KQZ deri më 24 korrik ora 12:00. Gjithashtu vendimi shton se fushata zgjedhore për zgjedhjet në Himarë fillon më 27 korrik.

“Partitë të bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim deri më 22 korrik ora 16:00. Koalicionet afat për t’u regjistruar në KQZ deri më 24 korrik ora 12:00. Fushata zgjedhore për zgjedhjet në Himarë fillon më 27 korrik. Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ për verifikim deri më 25 korrik”, thuhet në vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Në fakt kandidati i opozitës, Petro Gjikuria e nisi sot fushatën e tij elektorale. Gjikuria ka përballë në këtë garë kandidatin e mazhorancës, Vangjel Tavo.

Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit.

Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular