BallinaOP EDBeleri-kjo dhuratë berishiste e përçudnuar për Europën!

Beleri-kjo dhuratë berishiste e përçudnuar për Europën!

spot_img
spot_img

Nga Azgan Haklaj
Prej muajit maj të vitit të kaluar elektoral, emri i Fredi Belerit u bë lajm i ditës duke anashkaluar me dashje mediatike qindra probleme të rënda që po përjeton vendi ynë për shkak të korrupsionit galopant dhe ujdisë së treshes tashmë të deskretituar politikisht e moralisht Rama-Berisha -Meta.

Natyrisht që një ordiner i dënuar nga ligji do duhej të ishte thjesht një kryq pa ekuivok mbi emrin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kjo nuk ndodhi.

Arsyeja ishte e thjeshtë sepse ky ordiner ishte përzgjedhja elektorale e dyshes Berisha -Meta.
Ky veprim i Sali Berishës nuk përbënte çudi pasi i njëjti ishte edhe kur për turpin e padëgjuar jo vetëm leshoi tokë shqiptare për varreza greke, por dhe u bë i shurdhur teksa këta të fundit mblidhnin kockat e të vdekurve shqiptarë në Kosinë të Permetit për ti ribetonuar si ushtarë grekë.

Lojës së ndyrë me Belerin ju qas ndonëse në kahje të kundërt edhe Edi Rama.
Në vend që të denonconte kandidimin e një personi si Beleri të cilin e penalizonte dhe skualifikonte ligji i dekriminalizimit, ai me fodullëk e fjalor ordiner bullizues në fakt, vetëm sa po e faktorizonte dhe detyronte ustallarët e Belerit në Greqi të investoheshin duke shkelur rregullat, konventat ndërkombëtare e kushtetutën e vendit tonë.
Pa dashur ti qasem procedurave ligjore e policeske se si u arrestua Beleri falë hetimit të kujdesshëm të SPAK-ut e u dokumentua me prova implikimi i tij në krim elektoral.

Të njëjtën gjë vertetoi edhe GJKKO gjatë hetimit gjyqsor dhe u dënua.
Pavarësisht ndërhyrjeve e kërcënimeve të paprecedentë të shtetit helen, Beleri u dënua deri me vendim të formës së prerë.
Edi Rama si frikacak i dëshmuar ndonëse u spraps nga presioni grek, nuk pati fuqi të intervenonte në prokurorinë e gjykatat e posaçme të cilat zbatuan rreptësisht ligjet e vendit.
Berisha duke menduar se i erdhi çasti të krijonte aleatë të rinj në kushtet e non gratës në botën demokratike çirrej përnatë nga çatia sa për hallin e tij aq dhe të Belerit duke leshuar lumenj akuzash e helmi kundër SPAK-ut.

Por kur ligji triumfoi dhe pak ditë më parë Gjykata e Lartë e Republikës nuk e pranoi rekursin e Belerit, frikacaku Edi Rama gjeti një metodë të padëgjuar duke lejuar Belerin me një vendim paçavure të drejtorisë së burgjeve duke”qerasur” këtë kriminel dhunues të simboleve kombëtare e korrupsionist zgjedhor me leje shpërblyese që ai të udhëtonte e betohej si eurodeputet në Strasburg.

Pra me një akt të tillë ai përdhosi e linçoi gjykatat dhe kushtetutën e vendit.
Përpos paligjshmërisë ky është një veprim i ulët nënshtrimi e servilizmi duke fyer rendë autoritetin e shtetit dhe të Republikës. Më e keqja që solli me këto veprime treshja faqezezë Rama-Berisha-Meta është fakti se ata e kthyen Himarën e pastër e me gen shqiptare, në një arenë gladiatorësh të helenizimit.
Ky nuk është thjesht nënshtrim e turp.

Kjo është tradhëti e pastër kombëtare që shtron trase të paimagjnuara pretendimesh të çmendura shoviniste për Megalidhenë e cila fatkeqësusht edhe në shekullin e 21-të akoma jeton si shpresë shovene deri tek qeveria helene.
Se kush është Beleri këtë e dinë mirë i gjithë opinioni, por po aq qartë u identifikuan edhe një herë në të keqe të autoritetit dhe sovranitetit të vendit “pionierët” e të keqes sonë nacionale Berisha-Rama-Meta.
Ndonëse të shndërruar në kadavra ato akoma kundërmojnë aromën e peshtirë të anti-ligjit, anti- shtetit, anti-integrimit e përparimit.

Por ora po numëron kohën e fundit të agonisë së tyre.
Rrathëve të ferrit po i shtohet dhe një rreth për të sistemuar fatin e tyre…!
Jam i bindur se ç’do demokrat i vërtetë që në dhjetor ’90-të doli me thirrjen e shpirtit,
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, sot ndihet i zhgënjyer në skajë, pasi rezultati i politikës së mbrapshtë bëri që Europës sot në institucionin më të lartë ti dërgojmë Belerin…!

Por sot Europa na bën dhuratë “Nongrata Rithemelimin” që e kandidoi në Himarë Belerin.
E atëherë jo për pesimizëm, por pë realizëm më vjen ndërmend konstatimi lapidar i At Zef Pllumbit”Çudi një popull kaq i vogël si ky i yni të prodhojë kaq shumë rrugaçë….Dhe “rrugaçëria politike ka pasoja të pariparueshme për kombin”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular