Kryeministri Edi Rama, është takuar për herë të parë me kryeministrin e sapo zgjedhur britanik, Keir Starmer në Angli, ku zhvillohet samit i liderëve të Bashkimit Evropian.
Kreu i qeverisë ka ndarë foto nga takimi ‘kokë më kokë’ me Starmer në një nga parqet e pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së ti, Winston Churchill.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Ëinston Churchill🇬🇧🤝🇦🇱”, shkruan Rama.
Kujtojmë se liderët e BE u mblodhën këtë të enjte në Oxfordshire të Mbretërisë së Bashkuar për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane.