Tre ditët më të nxehta të këtij muaji ku termometri regjistron afro 40 gradë Celcius janë parashikuar kjo e martë dhe dita e mërkurë dhe enjte por meteorologët thonë se edhe ditët në vijim të muajit korrik do të jenë me temperatura të larta.
Instituti i Shëndetit publik u bën thirrje qytetarëve për sa më shumë kujdes pasi e gjithë popullata rriskon nga i nxehti
“Kujdes mos dilni nga ora 11 deri në orën 18:00”, tha drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini.
Më të rriskuar janë foshnje dhe moshat pediatrike të sëmurët kronikë dhe të moshuarit si dhe gratë shtatzëna.
Edhe ata të cilët janë duke pushuar ne bregdet apo frekuentojnë pishinat ne këto temperaturat të larta duhet të bëjnë kujdes kur futen ne ujë menjëherë.
Drejtorja e ISHP kujtonte gjithë ata që e kanë domosdoshme të jenë në punë në terren si policët, apo ata që punojnë në ndërtim të konsumojnë sa më shumë ujë për të mos lejuar dehidrimin e organizmit.