Nga Besnik Alku
Po ndjek ne rjetet sociale debatin mes dy kushërinjve të fisit Hupi, në fshatin Lepurak, të Njësisë Administrative Fushë-Bulqizës, bashkia Bulqizë, qarku Dibër, për cështjen e emrit të kullës. E ndjeva si obligim profesional të them një mendim për këtë debat, pasi po punoj në sektorin e zvillimit të turizmit, dhe kam qenë për arsye pune dhe vizite tek Kulla Hupi.
Debati është tipik ballkanik, dhe më kujton historinë e një barcalete mes Shqiptarit, Serbit dhe Boshnjakut që po ziheshin se kush e kishte pasur gjyshin më të gjatë. Boshnjaku thotë se gjyshi i tij ishte sa një mal i gjatë, Serbi ndëhyn dhe thotë se gjyshi i tij prekte rete me dorë, dhe pastaj ndërhyn Shqiptari që ishte më i matur dhe i thotë Serbit se ata retë që prekte gjyshi i tij me dorë, ai ishin të buta? Po tha Serbi, epo kanë qenë topet e gjyshit tim, tha Shqiptari.
Për të hir së vërtetës, “Kulla Hupi”, u bë e famshme si atraksion turistik, jo se ishte një monument kulture, apo një Kullë e e ndërtuar bukur, apo ishte në një zonë të famshme natyrore, në një fshat pa rrugë, por se Lulzim Hupi atë shtëpinë e tij të vjetër, me murre të cara, me cati të rrënuar, pa ndonjë orendi, ku tymi i oxhakut hynte i gjithi brenda, me shumë pasion e hapi derën dhe filloi të pres vizitorë, dhe me nxitjen e turistëve të huaj (kryesisht guidave të bicikletave malore) , Lulzimit i hyri sipërmarjes së turzmit .
Në atë Kullën e tij, Luli investoi pasion, sepse nuk kishte para, për para në Bulqizë ishin aq shumë bossa të Kromit sa ndërtonin jo kulla si e Hupit, por grandacela, por ata nuk kishin as energjinë, as pasionin, dhe as përkushtimin e Lulit për të bërë një gjë të tillë. Ndërsa Luli me durim dhe këmbëngulje budallai, vazhdoi punën e tij në ndërtimin e biznesit që sot njihet si “Kulla Hupi”.
Viztorët e shumtë tashmë, frekuentojnë këtë “Kullë” jo se ajo është një monument i vecantë kulture, apo është kulla më e bukur e fshatit, apo ka një histori të njohur, por se kanë pa në rjetet sociale, kanë dëgjuar historinë e Lulzim Hupit, se si një i ri minatorë ka hapur shtëpinë e tij të vjetër si Bujtinë. Kjo jo se nuk marrin vesh nga historia, apo nuk e kuptojnë që edhe Luli e zbukuron historinë e tij, po ata e pëlqejnë historinë reale dhe mënyrën e thjeshtë të tregimit të Lulit, dhe ju ngjall interes. Ata nuk kanë asnjë interes të dinë se cili gjysh ishte më i zoti apo më i famshëm në fshatin Lepurak, apo në 110 fshatrat e Bulqizës, kush i kishte topet deri tek retë, gjyshi i Lulit apo gjyshi i kushëririt të Lulit që ka ardhë nga emigrimi.
Vizitorët që kanë frekuatuar “Kullën Hupi” e kanë të qartë se edhe i zoti i shpisë nuk kishte kushte cilësore për Bujtinë, nuk ofronte ndonjë shërbim të pa pamë, ndonjë gatim të vecantë, nuk ishte se fshati apo kullat e tjera të tij ngjallin shumë kureshtje, por mikpritja bujare familjare, ashtu me fukarrallëkun e zonës, ishte shërbimi më i vecantë që kësaj “Kulle” i dha emër, duke e bërë një atraksion turistik për Bulqizën.
Kështu që pa e zgjat edhe më shumë, miku im Lul Hupi, në marketing nganjëherë edhe “anti reklama” është një “reklamë” për tu bërë i njohur. Kështu që shfrytëzoje këtë fushatë marketingu për promovimin e biznesit tënd. Në biznes ka dhe konkurencë, vështirësi, por mos u dorrëzo. Shikoje punën, përmirëso shërbimin, rregullo ambjentin, bëju i ndershëm më cmimet, dhe kujdesu sic ke bërë deri tani që klienti të vijnë si vizitorë dhe të iki si mik.
Përsa i përket debatit, mbylle atë debat dhe ftoje kushëririn tënd të pini kafe, futni dhe një raki kumbulle Bulqize, ftoni dhe ca banorë të zonës, dhe Ai në kullën e tij, dhe ti në kullën tënde. Ftojeni dhe Eni Cobanin dhe jepni një drekë në Lepurak ke “Kulla Hupi”, mos u merr me punën e saj, se dhe ajo i bën shërbim punës së vet. Kështu që mos u ngatërro më me një debat që ska vlerë për punën tënde, por shfrytëzoje si fushate që ke qenë në qendër të vëmendjes së mediave, që të tjerët paguajnë shumë para për një gjë të tillë.