BallinaSportOfertë e papritur për Armando Brojën, e kërkon klubi që e bëri...

Ofertë e papritur për Armando Brojën, e kërkon klubi që e bëri të famshëm në Angli

spot_img
spot_img

Armando Broja është ende në pritje që të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e tij, e cila me siguri është larg Çelsit, ku nuk do të ketë hapësira nën drejtimin e trajnerit Enco Mareska. Klubi londinez e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje dhe për Brojën kanë shfaqur interesim disa skuadra.

Por së fundmi, ka dalë në skenë një klub i Premier Ligës ku Broja mund të bëjë mjaft mirë, pasi do ta ndjente veten si në shtëpi. Klubi i Sauthempton, ku futbollisti shqiptar luajti tre sezone më parë, është gati të presë përsëri krahëhapur sulmuesin i cili u kthye në një emër të njohur të futbollit në Angli pikërisht falë paraqitjeve që dhuroi me të.

Sipas “Sky Sports”, trajneri Rasëll Martin është një admirues i sulmuesit shqiptar dhe është i bindur se Broja do të shtonte forcën në sulmin e ekipit i cili u ngjit nga Championship në fundin e edicionit të kaluar.

Broja luajti në sezonin 2021-2022 te Sauthempton, i dhënë huazim nga Çelsi, duke shënuar 9 gola me fanellën e kësaj skuadre, për t’u kthyer në një nga të rinjtë më të vlerësuar të Premier Ligës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular