BallinaKryesoreReforma Zgjedhore, PS priti një vit për dy gjysmë propozime

Reforma Zgjedhore, PS priti një vit për dy gjysmë propozime

spot_img
spot_img

Nga Agron Duka Kreu i PAA
Iu desh më shumë se një vit Partisë Socialiste që të bënte dy gjysmë propozime për reformën zgjedhore. Vendimet e Gjykatës Kushtuese për “Votën e diasporës” dhe “Haqjen e herësit”, duhej të ishin implementuar me kohë, pasi ato nuk kërkojnë e nuk kanë nevojë për konsensus politik.

-Për votën e diasporës, PS propozi që të votohet përmes postës së zakonshme dhe vota të shkojë në KQZ. Por, do të votojnë vetëm ata që kanë një adresë zyrtare, të cilën duhet ta deklarojnë në e-Albania, si dhe që do të pranojnë të regjistrohen nga KQZ.

-Për heqjen e herësit të famshmëm, atë që supozohej se do të hapte listat, thjeshtë u reduktua numri i votave nga 10 mijë, në 7 mijë.

Kjo ishte reforma zgjedhore e PS-së. Për kaq është harxhuar kohë, debate, mbledhje, sherre pa fund dhe programe televizive natë e ditë.

-Listat nuk hapen

-Koalicionet nuk lejohen

-Vota e diasporës minohet më shumë sesa lejohet. Përse duhet të ketë një banesë zyrtare në vendin ku është? Çdo shtetas shqiptar është i regjistruar në një qendwr votimi në Shqipëri, si i tillë, ai mund të votojë me postë nga çdo vend ku mund të jetë atë ditë. Nëse votimi me postë lejohet, atë mund ta bëjë edhe një njeri që është me shërbim jashtë vendit dhe dita e zgjedhjeve e zë në Gjermani apo në Britani. Shikoni si votojnw amerikanwt me postw.

Ambasadori i OSBE-së Michel Tarran, në një tryezë diskutimi për zgjedhjet, mbajtur sot, tha: “Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit”.

PAA, ishte pjesë e kësaj tryeze. Ne kemi bërë propozimet tona me kohë për reformën zgjedhore, ku përfshihen:

– Votimi i diapsorës, pa dallim

– Votimi dhe numërimi elektronik

– Lejimi i koalicioneve parazgjedhore

– Ndyrshimi i numrit të zonave zgjedhore

– Sigurmi i transparencës dhe kontrollit financiar mbi partitë politike

– Komisione jo partiake në qendrat e votimit

– Rishikimin e ligjit për parandalimin e shit-blerjes së votës.

Çdo arnim i Kodit Zgjedhor aktual është një favorizim në tavolinë për Partinë Socialiste dhe zgjedhjet me këtë kod nuk janë as të lira, as të drejta e as demokratik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular