Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, makinat përplasen “kokë më kokë”! Mjetet përfundojnë në parkingun e lokalit, dëmtohen 8 të tjera

0
169

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, me një prej tyre që ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali, duke dëmtuar 8 mjete të parkuara.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit të Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.