BallinaPolitikeRaporti i DASH/Basha: Korrupsioni, PPP-të, konkurrenca e pandershme, pastrimi i parave, vjedhjet...

Raporti i DASH/Basha: Korrupsioni, PPP-të, konkurrenca e pandershme, pastrimi i parave, vjedhjet me 5D, tendera, inceneratorë e me fonde të BE, radiografia fatale e një qeverie të korruptuar!

spot_img
spot_img

Raporti i DASH/ Basha: Korrupsioni, PPP-të, konkurrenca e pandershme, pastrimi i parave, vjedhjet me 5D, tendera, inceneratorë e me fonde të BE, radiografia fatale e një qeverie të korruptuar!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve, i cili ngre shqetësimin se Shqipëria vuan nga korrupsioni i lartë, PPP-të, konkurrencën e pandershme, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal duke goditur sipërmarrjen dhe pengojnë investimet e huaja.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ditë për ditë shqiptarët përballen me fakte tronditëse se si qeveria e Edi Ramës ka vjedhur me 3D e 5D, me tendera, konçesione, PPP, inceneratorë, e deri te fondet e BE-së, dhe që të gjitha këto janë përkthyer në varfërim të familjeve, të biznesit dhe largim masiv të rinisë.

Sipas tij, raporti i DASH është një tjetër thirrje për një ndryshim rrënjësor, që nis me ndëshkimin me votë të kësaj qeverie në zgjedhjet e ardhshme. Basha më tej shprehet se Partia Demokaratike – Demokratët Euroatlantikë ka hartuar një program që lufton korrupsionin, siguron mirëqeverisjen dhe, përmes një politike fiskale të guximshme, i jep frymëmarrje ekonomisë dhe nxit investimet e huaja.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Në 11 vite kemi dëgjuar justifikomet e Ramës për korrupsionin e përhapur në çdo degë të qeverisjes së tij, ku një herë e ka fajin sistemi, një herë individi, e së fundmi Perandoria Osmane.
Ditë për ditë para shqiptarëve shfaqen fakte tronditëse se si qeveria e Edi Ramës e ka vjedhur Shqipërinë, me 3D e 5D, me tendera, konçesione, PPP, inceneratorë. Këta nuk kanë kursyer asgjë, as ilaçet e të sëmurëve, as ndihma për pandeminë dhe tërmetit të kamufluar me tendera sekretë, e së fundi doli se kanë vjedhur edhe fondet e BE-së, të cilat duhet të shkonin tek fermerët.
Biznesi, familjet shqiptare, rinia që largohet dita-ditës, kanë paguar dhe paguajnë kostot e kësaj papërgjegjshmërie të një pushteti që nuk dëgjon, që nuk reflekton, por vetëm thellon paligjshmërinë.
Kjo faktohet edhe nga Raport i përvitshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve, ku korrupsioni, PPP-të, konkurrenca e pandershme, pastrimi i parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal godasin sipërmarrjen dhe pengojnë investimet e huaja.
Një radiografi fatale për një qeveri të korruptuar, që s’ka çfarë t’i japë më Shqipërisë, e cila meriton më shumë luftë ndaj korrupsionit, më shumë mirëqenie, më shumë konkurrencë, e mbi të gjitha një qeveri që punon vetëm për qytetarët, jo për veten dhe klientelën e saj.
Ky raport është një tjetër thirrje për një ndryshim rrënjësor, që nis me ndëshkimin me votë të kësaj qeverie në zgjedhjet e ardhshme. Ku të gjitha formacionet politike dhe forcat e gjalla të shoqërisë, që duan t’i japin fund tranzicionit dhe pandëshkueshmërisë, që bashkëndajnë vlerat dhe parimet euroatlantike, që mbështesin SPAK dhe GJKKO, t’i dalin përballë dhe ta mundin këtë të keqe, që është qeveria më e korruptuar në Europë.
Me përkushtim dhe seriozitet, Partia Demokaratike – Demokratët Euroatlantikë ka hartuar një program që lufton korrupsionin, siguron mirëqeverisjen dhe, përmes një politike fiskale të guximshme, i jep frymëmarrje ekonomisë dhe nxit investimet e huaja. Ne jemi gati ta diskutojmë alternativën tonë me çdo shtresë të shoqërisë, duke e bërë programin tonë programin e shqiptarëve, në mënyrë që të gjithë bashkë t’i japim Shqipërisë të ardhmen që mertion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular