BallinaAktualitetBritania miraton mishin e kultivuar për konsum – Pula sintetike do të...

Britania miraton mishin e kultivuar për konsum – Pula sintetike do të jetë në supermarkete në fund të këtij viti

spot_img
spot_img

Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë ‘po’ mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për kafshët shtëpiake. Kështu ka vendosur Agjencia për Shëndetin e Kafshëve dhe Bimëve, së bashku me Departamentin për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale. Dhe kështu, ndërsa gjysma e Europës vazhdon kryqëzatën e saj kundër mishit sintetik të rritur në laboratorë, Britania e Madhe, së bashku me Izraelin, Singaporin dhe Holandën hap dyert për një treg që vlerësohet se mund të arrijë – sipas kompanisë kërkimore McKinsey – 25 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Kompania ‘Meatly’ ishte e para që mori dritën jeshile për prodhimin e ushqimit të kultivuar të mishit për kafshët shtëpiake, duke siguruar dokumentacionin e sigurisë dhe rezultatet e testimit të kryera mbi produktin. Sigurimi i mungesës së viruseve, baktereve, antibiotikëve dhe OMGJ-ve.

Por si prodhohet mishi in vitro? Në këtë rast fillon duke marrë një mostër të vogël nga një vezë pule, duke e kultivuar atë me vitamina dhe aminoacide në laborator, më pas duke i rritur qelizat në një enë të ngjashme me ato në të cilat fermentohet birra. Për të marrë një pastë të ngjashme me patenë e pulës, e cila hyn në kategorinë e “ushqimeve të njoma” për kafshët shtëpiake.

Pavarësisht polemikave, prodhuesit nxjerrin në pah dy përfitime kryesore për mishin e kultivuar. Së pari, reduktimi i gjurmës klimatike në krahasim me bujqësinë tradicionale dhe, së dyti, mungesa pothuajse totale e kafshëve në përdorim produktiv.

Sipas hulumtimit të kryer në vitin 2020, ndikimi mjedisor i industrisë së ushqimit për kafshët shtëpiake do të ishte i ngjashëm me atë të Filipineve, vendi i trembëdhjetë më i populluar në botë. Prandaj, gjetja e një alternative më të gjelbër duhet të jetë një prioritet, me numrin e kafshëve shtëpiake që rritet çdo vit. Për më tepër, mungesa e kafshëve në procesin e prodhimit mund të jetë zgjidhja edhe për ata që ndjekin dieta të bazuara në produkte bimore, duke lehtësuar vendimmarrjen për të ushqyerit e kafshëve shtëpiake.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular