BallinaLifestyle“Mendova mos më kanë bërë magji”- Shpat Kasapi rrëfen periudhën e errët...

“Mendova mos më kanë bërë magji”- Shpat Kasapi rrëfen periudhën e errët të ankthit, këngëtari: Kalova në..

spot_img
spot_img

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka rrëfyer në një intervistë të dhënë së fundmi një periudhë të errët të jetës, në fillimet e karrierës së tij.

Ai ka treguar se është shkëputur nga muzika atë kohë, pasi po kalonte një periudhë të vështirë depresioni e ankthi.

“U shkëputa për një kohë që t’i jepja më shumë kohë vetes. U shërova nga ankthet pastaj. Isha i mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë e vështirë”, tregoi ai në “S’e Luan Topi”.

Po ashtu, këngëtari ka rrëfyer se kishte kryer analiza të shumta, ndërsa kishte menduar edhe faktin që mund t’i kishin bërë magji, ose ishte prekur nga mësyshi.

“Mendoja, e disa thonin si tip magjie, sehiri. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh i madh”, tha ai.

 “Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull. Shkoja te ortopedi, kot, më dhemb aty. Mendoja, e disa thonin si tip magjie, sehiri. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh i madh. S’ka mundësi që 300-200 vajza e djem të të përqafojnë përnjëherë brenda 20 minutave. Të gjithë në skenë, ngjetheshin aty, nuk është ajo jetë normale.

Ose ishte dhe mosmenaxhimi i mirë i gjithë atyre personave. Nuk arrin mendja, kapaciteti i mendjes, që të vijnë të përqafojnë, e gjitha quhet energji e trupi punon me trupin. Sa të këqija dhe të mira. Nëna u bë merak shumë. Mundohesh të gjesh zgjidhje për situatën që je, njeriu  nuk duhet të dorëzohet, kur është në ankth, varësi, duhet të kërkoj ilaçin, ka zgjidhje për gjithçka.”, u shpreh artisti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular