BallinaAktualitetU vra sot nga Policia Serbe, e shkuara e Faton Hajrizit: Kur...

U vra sot nga Policia Serbe, e shkuara e Faton Hajrizit: Kur ishte 15 vjeç u dënua me 27 vite burg, nëntë herë u arratis nga qelitë e Kosovës

spot_img
spot_img

Shqiptari i Kosovës, Faton Hajrizi raportohet se është ekzekutuar sot nga Policia e Serbisë në afërsi të Lloznicës, vend ku ai pak më shumë se 40 orë më parë vrau një polic serb dhe plagosi kolegun e tij, shkruan newsbomb.al. Më vonë, u saktësua se nuk bëhej fjalë për këtë qytet në pjesën perëndimore të Serbisë, por në vendin e quajtur Banja Kovilaça.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00.55 të mëngjesit të së enjtes, kur dy policët serbë kanë dashur të ushtrojnë kontroll në automjetin e Faton Hajzirit, në pikën e kontrollit të Lipnički Šor. Ai nuk ka pranuar, duke menduar edhe se do të zbulohej që ishte njeriu që 10 ditë më parë ishte arratisur nga burgu i Kosovës, dhe ka hapur zjarr.

Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e një plumbi në gjoks, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliç është plagosur në shpatull. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por në makinë është gjetur një pasaportë në emrin e vëllait të tij. Fillimisht, autoritetet serbe kanë dyshuar se autor ishte Artan Hajrizi, por ky i fundit ka reaguar nga Gjermania ku jeton me nënshtetësi dhe ka thënë se ngjarjen mund ta kishte bërë i vëllai i tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F499125935916726%2F&show_text=false&width=267&t=0

Mëngjesin e kësaj të premte, është bërë verifikimi i Faton Hajrizit dhe ka rezultuar se ai ishte autor i vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegut të tij, shkruan newsbomb.al. Policia Serbe ka shpërndarë fotografinë e tij dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, gjë që ka rezultuar pozitive.

Një banor i zonës e ka parë atë dhe Faton Hajrizi mësohet se i ka kërkuar ujë. Siç theksojnë autoritetet serbe, ai nuk e dinte gjuhën. Kanë kaluar më pak se dy orë kur Policia ka marrë njoftim për vrasësin e policit dhe është nisur drejt zonës, e cila është shumë pranë kufirit me Bosnje Hercegovinën.

Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë është shprehur se shqiptari i Kosovës fshihej pranë lumit Drina për të gjetur një mënyrë që të kalonte nga territori serb, në atë të Bosnje-Hercegovinës, raporton newsbomb.al.

U vra sot nga Policia Serbe, e shkuara e Faton Hajrizit: Kur ishte 15

“Kur ka ardhur policia, ai e ka qëlluar dy herë automjetin e policisë. Policia ka reaguar dhe një plumb e ka goditur. Më pas, ai ka nisur të ikë, por është kapur nga policë të tjerë. Gjithsej, ai ka shtënë nëntë herë. Policia e ka vrarë. Ai nuk e kishte ndërmend të dorëzohej”, ka thënë ai.

Autoritetet serbe, sipas Daçiçit po vazhdojnë hetimet për “të gjithë ata”, që sipas tij kanë marrë pjesë në këtë organizim. Ministri tha po ashtu se një shtetas i Sllovenisë, me prejardhje serbe, është arrestuar.

“Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, ku prej vitesh fshihen emigrantët nga Presheva”, ka vijuar ministri serb.

U vra sot nga Policia Serbe, e shkuara e Faton Hajrizit: Kur ishte 15

Por kush ishte Faton Hajrizi, i arratisur më 6 Korrik 2024 nga një burg i tipit të hapur në Kosovë dhe i akuzuar për vrasjen e një polici e plagosjen e kolegut të tij në Serbi, vetëm 12 ditë më pas. Në kohën e arratisjes së fundit, 33 vjeçari përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.

Radio Europa e Lirë sjell kronologjinë e plotë jetësore të shqiptarit të Kosovës: Nga vrasjet deri te vjedhja e telefonave – Për çfarë u akuzua Faton Hajrizi?

“U rrit në rrethana të mira familjare dhe shkoi mirë deri në kohën e luftës”.

Kjo ishte një ndër fjalitë përshkruese për historinë jetësore të Faton Hajrizit, nga fshati Klinë e Ulët në Skenderaj, në një dokument gjyqësor të vitit 2001. Ky dokument është më i hershmi në historinë penale të Hajrizit që nisi në fillim të vitit 2000, pak muaj pasi kishte përfunduar lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Gjykatat e Kosovës, ai ishte dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje.

Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar.

U vra sot nga Policia Serbe, e shkuara e Faton Hajrizit: Kur ishte 15

Faton Hajrizi i vrare nga Policia serbe

Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, vrasja kishte ndodhur në një nga sheshet e Skenderajt, pasi Hajrizi fillimisht ia kishte marrë armën ushtarit dhe më pas e kishte plagosur. Ushtari me inicialet I.K më pas vdiq më 2 mars të atij viti nga plagët e marra.

Hajrizi ishte paraburgosur në qendra të ndryshme paraburgimi që nga fillimi i vitit 2000, ndërsa me një aktvendim të marsit të vitit 2001, atij i ishte shqiptuar një “masë edukuese” prej një deri në pesë vjet, që do të vendosej me saktësi më vonë.

Me këtë masë, ai do të dërgohej me një “Qendër Edukimi” dhe “do të ishte nën mbikëqyrje të një ekipi profesional”. Nuk dihet se ku saktësisht ishte dërguar Hajrizi pas këtij vendimi.

Por, në disa intervista që ai i kishte dhënë muajt e fundit për mediat e Kosovës, ai pretendon se ishte dërguar në vazhdimësi në Qendra Korrektuese së bashku me të rritur dhe jo me të mitur, kategori së cilës i takonte në atë kohë.

Përveç për vrasjen e ushtarit, në aktvendimin e vitit 2001, Hajrizi u dënua edhe për një rast të tentim-vrasjes, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave, dhe dy raste të keqpërdorimit të veturave (shfrytëzim pa leje të tyre).

Të gjitha këto vepra, sipas gjykatës, u kryen kryesisht nga fillimi i vitit 2000 deri në fillimin e vitit 2001, në Skenderaj, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut.

U vra sot nga Policia Serbe, e shkuara e Faton Hajrizit: Kur ishte 15

Policia serbe afër vendit ku u vra dorasi i një polici serb. 19 korrik 2024.

Vendimi i dytë gjyqësor për Faton Hajrizin u mor sërish nga Gjykata e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, më 24 janar të vitit 2008.

Kësaj here ai u dënua për dy vepra të grabitjes së armatosur, që sipas gjykatës, i bëri në bashkëpunim me dikë tjetër me iniciale B.B, në vitin 2006, në Skenderaj. Në këto grabitje, ata morën para, telefona, cigare e mbushje telefoni.

Hajrizi u dënua, po ashtu, për armëmbajtje pa leje. Atij iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim dhe iu konfiskuan armë. Në kohën e dënimit ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim nga maji i vitit 2006.

Gjykata Themelore në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Faton Hajrizi ishte dënuar edhe nga kjo gjykatë në vitin 2019, për vrasje në tentativë. Këtë herë ai ishte dënuar me një vit burgim. REL-i nuk ka arritur të sigurojë të dhëna nga gjykatat e tjera vendore në lidhje me raste të mundshme penale apo dënime të Faton Hajrizit.

“Nga dritarja e tualetit e ventilatori”- arratisjet e Faton Hajrizit

Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.

SHKK-ja, kishte thënë se deri në kohën e arratisjes, në korrik të vitit 2024, Faton Hajrizi kishte mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit të tij me burgim, ndërsa i mbeteshin edhe 7 vjet e 6 muaj burgim.

Viti 2000

Shumë pak kohë pasi ishte burgosur për herë të parë, Hajrizi arriti të arratisej nga vendi ku po mbahej. Shumica e arratisjeve të tij, të paktën tri ose katër, kishin ndodhur rreth vitit 2000, siç përshkruhet nga dokumentet zyrtare dhe nga vetë Hajrizi në intervistat e dhëna për media.

“Vetëm në gjykatë jam trajtuar si i mitur, jo në burgje”, kishte thënë Hajrizi në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, të transmetuar në Kohavision. Sipas tij, arratisjen e parë e kishte kryer nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore rreth orës 5 të mëngjesit, duke dalë nga dritarja e tualetit.

U vra sot nga Policia Serbe, e shkuara e Faton Hajrizit: Kur ishte 15

Faton Hajrizi në një intervistë për Betimin për Drejtësi, të transmetuar në Kohavision, gjatë kohës sa po vuante dënimin në Burgun e Dubravës më 04.05.2024

Në arratisje të tjera, Hajrizi pretendonte se kishte prerë edhe grilat me sharra të kontrabanduara nga jashtë, si dhe kishte përdorur ventilatorin si dalje.

Vetë Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Veriut në aktvendimin për dënimin e tij më 2001, përmend se 15-vjeçari në atë kohë ishte arratisur një herë nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë në mars të vitit 2000 dhe një herë tjetër në nëntor të atij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Skenderaj.

Ndonëse nuk e saktëson numrin, në vendim po ashtu thuhet se “i paraburgosuri bëri përpjekje dhe ia doli të shpëtonte disa herë nga burgu”.

Viti 2005

Një arratisje tjetër e Faton Hajrizit përshkruhet në një raport të Departamentit të Shtetit Amerikan. Sipas këtij raporti, Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Pejës në gusht të vitit 2005 dhe më pas ishte kapur sërish në tetor të vitit 2006. “Ai mbeti në paraburgim në fund të vitit (2006)”, thuhet në raport.

Viti 2007

Së bashku me gjashtë persona të tjerë, Faton Hajrizi ishte arratisur edhe nga Burgu i Dubravës, në Istog. Sipas raportimeve të mediave në atë kohë, “pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit janë pritur nga persona të tjerë, të cilët kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut”.

Viti 2012

Kësaj radhe në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Faton Hajrizi u arratis gjatë shëtitjes ditore. Sipas raportimeve, ai kishte kapërcyer murin e oborrit, duke “u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh, ka kërcyer nga muri i lartë disa metra”.

U vra sot nga Policia Serbe, e shkuara e Faton Hajrizit: Kur ishte 15

Kërkesa e Policisë së Kosovës për bashkëpunim për gjetjen e Faton Hajrizit që ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë.

“Tri krisma nga pistoleta ‘Glock 19’ e gardianit kanë alarmuar situatën dhe shumë shpejt gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit”, kishte deklaruar atëherë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, për mediumin Kallxo.com.

Viti 2024

Të paktën në muajt e fundit, Faton Hajrizi po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, që do të thotë në masa të ulëta sigurie.

Sipas zyrtarëve të SHKK-së, ai kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës dhe madje kishte bërë kërkesë për të bërë punë jashtë institucionet korrektues. Arratisja e tij kishte ndodhur më 6 korrik rreth orës 1 pas mesnate.

 “Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur me kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave”, ishte thënë në komunikatën e SHKK-së.

Arratisja e tij pastaj bëri bujë në rrjetet sociale pasi Hajrizi postonte video kryesisht në platformën TikTok, duke sfiduar institucionet që po e kërkonin. “Nuk mund të më kapni”, ishte mesazhi dominues nëpër video.

Galeria fotografike (

1/6

)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular