BallinaAktualitetZgjedhjet në SHBA/ Analiza e Washington Post: Çfarë ndodh nëse presidenti tërhiqet...

Zgjedhjet në SHBA/ Analiza e Washington Post: Çfarë ndodh nëse presidenti tërhiqet nga gara? Ja hapat që do të ndiqen për zëvendësimin e kandidatit demokrat

spot_img
spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden ditët e fundit është përballur me një presion gjithmonë e në rritje nga zyrtarët demokratë për të rishqyrtuar kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale.

Sipas Washington Post, zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike që u takuan me të, thuhet se i thanë Bidenit se kandidatura e tij dëmton partinë dhe zvogëlon shanset për të kontrolluar të dy dhomat e Kongresit.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, u tha bashkëpunëtorëve të tij ditët e fundit se shanset e Biden për të fituar zgjedhjet e nëntorit po zbehen dhe se ai beson se presidenti aktual i SHBA duhet ta konsiderojë seriozisht kandidaturën e tij.

Por Biden dhe këshilltarët e fushatës këmbëngulin se ai nuk do të tërhiqet nga gara.

Nëse ai merr vendimin dhe i nënshtrohet presionit për t’u tërhequr, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare pasi udhëheqësit demokratë do të thirren për vendosur rreth një kandidati të ri.

Kush do të jetë zëvendësuesi?

Sipas Washington Post, nënpresidentja Kamala Harris është kandidatja më e mundshme për të zëvendësuar Biden në krye të votimit, pasi shumë anëtarë të partisë tashmë i kanë dhënë asaj votëbesimin.

Nga ana tjetër, vetë Biden, gjatë konferencës për shtyp të 11 korrikut në kuadër të samitit të NATO-s, tha se “nuk do ta kisha zgjedhur Harrisin si zëvendëspresidente nëse nuk do të besoja se ajo ishte e kualifikuar për të qenë presidente ”.

Por kandidatura e Harris nuk merret si e mirëqenë sepse ajo është nënkryetare. Partia Demokratike është e lirë të zgjedhë dikë tjetër si pasues të Bidenit, ndoshta një guvernator nëse anëtarët e saj mblidhen rreth një kandidati tjetër.

Demokratë të tjerë, si guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ose guvernatori i Miçiganit, Gretchen Whitmer, janë sugjeruar si alternativa më të forta ndaj Harris nëse Biden tërhiqet nga gara. Por këta individë kanë thënë tashmë se nuk do të kandidojnë për president në vitin 2024, siç raportohet nga cnbc.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular