Ish- deputeti i PD dhe anëtari i kryesisë së Demokratëve Euroatlantik, Azgan Haklaj, nëpërmjet një shënimi zbulon fakte të reja skandaloze që vërtetojnë se si vendimi i gjymtuar i Apelit Tiranë për dhënien e vulës së PD Rithemelimit të Berishës, ka rrëzuar gjithë sistemin e shtetit të së drejtës dhe ka minuar demokracinë e brishtë shqiptare.
Shënimi i plotë i Azgan Haklaj
Më datë 30 prill, pasi Gjykata e Lartë ktheu çështjen e vulës në Gjykatën e Apelit, Gjykata e Tiranës, Shkalla e Parë, rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit dhe 7 deputetëve, për çrregjistrimin e kryetarit të PDSH-së Lulzim Basha, sepse sipas tyre ka dhënë “dorëheqje” publikisht në televizion.
Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Gazment Bardhit, u mor pasi u këqyr dokumentacioni dhe statusi i Partisë.
Ky është gjykimi i plotë të cilin e urdhëronte edhe Gjykata e Lartë, të cilin 3 gjyqtaret e Gjykatës së Apelit nuk e zbatuan por lanë në fuqi “Zhukrin”, i cili në fakt ka legjetimuar vetëm Kuvendin e stadiumit më datë 11-dhjetor, pra Komisionin e Rithemelimit por jo Berishën si kryetar.
Vendimi i gjyqtareve të Gjykatës së Apelit inkurajoi Berishën, të përdorur nga Rama, për t’ia mësyrë SPAK-ut.
Ky vendim rrëzoi sistemin, zgjedhjet e 14-të majit, hirarkinë administrative dhe gjyqësore zgjedhore, KQZ, Kolegjin Zgjedhor, si dhe deligjitimoi votën e sovranit për këshilltarët tanëJi vetëm kaq, edhe Thesarin e Shtetit që ka bërë lëvrimin e fondeve të PD, (Në fakt të bllokuara sistematikisht nga kryeministri Rama), që sipas institucioneve gjyqësore dhe jo vetëm, ka kryetar atëherë dhe sot që shkruajmë vetëm Lulzim Bashën.
Në tavë është dhe parlamenti me Lindita Nikollën, e cila do të japë llogari shumë shpejt në SPAK.
Theksoj faktin se Parlamenti Rama-Nikolla, nuk zbatoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sos!
Demokracia, pluralizmi politik, shteti i së drejtës është marrë peng.
Vula e Rithemelimit është si dardha që e ka bishtin prapa.
Prisni se do të dëgjoni dhe më shumë.
Rekurs, rekurs, rekurs!
E vërteta dhe e drejta mund të zhytet por nuk mbytet kurrë.