BallinaOP EDDemostrat para SPAK, "plumbi" i fundit i vetëvrasjes politike të Sali Berishës!

Demostrat para SPAK, “plumbi” i fundit i vetëvrasjes politike të Sali Berishës!

spot_img
spot_img

Nga Azgan Haklaj
Veprimi i turpshëm i radhës i Sali Berishës duke zhvendosur sheshin e “Revolucionit”e të molotovëve nga Bashkia e Tiranës tek Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsiont, duket sikur po digjet si lajm i mbrapshtë sensasional për mediat nga vapa që po mbizotëron duke mos i dhënë vëmendien e duhur këtij akti të pa precedent në historinë e demokracisë.

Eshtë një akt kamikaz, i çmendur, i papërgjegjshëm që nuk ka asnjë lidhje me të drejtën universale te protestës.

Ky truk i përdorimit haptas të një grupi fanatikësh kundër organeve të drejtesisë së re, e cila sot rezulton të jetë institucioni me besueshmërinë më të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, duket se është një shfaqje finale dhe materializim i dizekuilibrit mendor të Sali Berishës, po aq sa dhe devijim i vëmendies nga dhuratë haptas anti ligjore e siglës dhe simboleve të PD-së që ju bë atij nga gjyqtarë të Gjykatës së Apelit më datë 11 qershor, dhe eklipsimi për pazarin e Reformës Zgjedhore.

Në brendinë e tij vendimi i gjyqësor jo i plotë i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit rrëzoi hirarkinë gjyqësore, pasi nuk zbatoi vendimin e Gjykatës së Lartë, bëri nul jo vetëm legjitimitetin e veprimtarisë së KQZ, sfidoi hierarkinë gjyqsore elektorale por edhe rrëzoi gjithë sistemin, pasi de fakto delegjitimoi plotësisht zgjedhjet e 14-të majit.

Fakti që Lulzim Basha menjëherë pas zbardhjes së vendimit gjyqësor shprehu vendosmërinë e tij për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, e ka nxjerrë nga ballkoni në një orbitë në fluturim pa drejtim, Sali Berishën.

Ai pasi ka akuzuar Soros, Mcgonigal, Yuri Kim e Edi Ramën për “non gratën” amerikane, tani nga poshtë çatisë së katit të 8, lëshon broçkullën e rradhës duke vënë gishtin e akuzës mbi Basha si autor të “non gratës” britanike!

Për këdo që ka nocionet elementare të konotacionit se si funksionojnë këto dy fuqi me ligjet me demokratike në planet, në rastin më të mirë përkthehet në mediokritet deri në skizofreni.
Në subkoshiencën e tij ndonëse të ngarkuar me egoizëm dhe megallomani Berisha e di më mirë se kushdo të vërtetë e nongratave, por në
shterrim të diksionerit të shpifjeve ai nxiton të shërbehet me gjepura të pabesueshme e qesharake.
Nga ana tjetër strategjia befasuese e devijimit të protestave të SPAK-u është logjikisht pjesë e menusë së ujdisë, me regjizurë të Edi Ramës, për krijimin e një fronti unik kundër rrezikut permanent që shohin te SPAK. Ndaj taktika me Berishën në ballë e Ramën në prapaakenë, po vihet në jetë.

Ky front Berisha-Rama dhe zari i tyre Metaj, u pa qartë në seancën parlamentare të raportimit vjetor kushtetues të kreut të SPAK Altin Dumanit, si dhe te fjalori rrugaçëror në “protestën” e 11-të korrikut nga Ilir Metaj.

Zhvendosja e protestës nga Bashkia e Tiranës tek SPAK-u, përveç turrjes nga ushtarët e hershëm e besnikë të Berishës drejt prokurorisë e gjykatave të posaçme, do të verë në provë besnikërie edhe ata deputetë që ju mbathën e po ja mbathin me servilizëm të pështirë karrierizmi, drejt Berishës.
Fakti që po me pakt po mbyllet e paprekur nga dy aktorët e ujdisë, Reforma Zgjedhore, duke injoruar jo vetëm rekomandimet ndërkombëtare por edhe ato kushtetuese i ka çuar në ethe gaztorët e vonshëm për të kapur një vend në listën “Berisha”.

Por një gjë që është e qartë dhe e determinuar kthjelltësisht nga Departamenti i Shtetit: Kushdo që i bashkohet rrugës së Sali Berishës, si lidership do pësojë fatin e tij ndoshta duke marrë kolektivisht damkën “non grata”.

Kjo që sipas gjasave do të ndodhë shpejt, fatkeqësisht nuk prek vetëm kolibën pa themele të Berishës dhe ata pak idhujtarë të tij fanatikë, por është një njollë e pashlyeshme e me pasoja jo vetëm për opozitarizmin por për vendin dhe kombin tonë.
Por Sali Berisha gjithë kohën ka dëshmuar se vetëm interesin e tij ka primar, e për më tepër sot që është në agoninë plot dhimbje të vdekjes politike.

Kushdo që do të guxojë të përparojë me marrëzinë e tij politike në mos dhe me axhenda të gatuara në stepat sllave për destabilizimin e vendit, këtë herë do të përballet me rreptësinë dhe reagimin që
dinë ta kenë në kohën e përshtatshme aleatët tanë euroatlantikë, të cilët janë krijuesit, investuesit e gardianët e drejtëdisë së re. Por edhe me urrejtjen e shumicës së shqiptarëve, të cilët e deklarojnë hapur mbështetjen për SPAK!

Por kjo tablo e zymtë që po zhgarravit Sali Berisha për opozitarizmin, ka dhe anën e kundërt.
Sot me shumë se kurrë ka terren dhe arsye për funksionalizimin e Harkut Opozitar EuroAtlantik shqiptar për tu përballur elektoralisht me këtë tumor politik 34 vjeçar.

Vetëm kështu do të atrofizohet plotësisht kjo sëmundje fatale dhe do ndërpriten metastazat e saj.
Natyrisht që një shoqëri demokratike e ka të pamundur funksionimin dhe vetë kuptimin e saj pa opozitën, por një pseudo opozitë sorrogato si kjo e Berishës që vetëm sa inkurajon autokracinë, korrupsionin dhe babëzinë, e natyrisht, siç e ka theksuar nominalisht Raporti i fundit i DASH rrënon edhe ekonominë.

Me këtë situatë tepër të rëndë e delikate ku ka shkuar opozitarizmi është imperativ roli dalëzotës i demokratëve euroatlantikë dhe i aleatëve tanë strategjikë.
Dhe kjo do të ndodhë.

Sugurisht që nuk ka pushim, nuk ka kthim prapa, nuk ka ndalim. Eshtë në thelbin e qenies tonë si demokratë roli i misionarit të lirisë shoqërore.
Natyrisht që nuk është e lehtë përballja, por siç e kam thenë shpesh dhe është bindja ime, në këtë luftë ne kemi aleatë.

Eshtë qëndresa e njëmendësia jonë e nisur që i bashkon me ne.
Rrugës së gjatë sigurisht është paraparë që ti bishtojnë të dobëtit, hileqarët, qeniet pa shtyllë karakteriale, qylaxhinjtë politikë e tradhëtarët, por në të tilla situata mos prania e tyre, më shumë shkëlqen sesa prish punë.

Vërtetë fotografia e skanuar botërisht “Wanted” e Sali Berishës eshte e varur në dyert e gjithe kancelarive perëndimore dhe risku nga destabilizimi që ai ndjell është inekzistent, por keqardhja ime është, për ata pak demokratë që akoma besojnë të pabesueshmen siç mund të besojë një i indoktrinuar në religjion që djalli do e dërgojë në parajsë.

Komedisë i ka ardhur fundi….!
U kompromentua dhe u tradhëtua kauza e shenjtë e demokracisë por pikërisht në momentet kur një kombi i ekspozohet tragjizmi, reagimi i tij do të jetë i ashpër.

Ashpërsia është pak përballë kësaj kaste vrastare shpresash.
yDo përballen me revoltë.

Dhe patjetër siç insistonte mendimtari dhe shkrimtari modern i shekullit te kaluar Albert Kamy: “Revoltohu që të tregosh se jeton”.

Kjo revoltë tashmë është e ngjizur e gati për shpërthim.

Jo me goma e flakadanë, jo me retorika e molotovë.
Në demokraci revolta shprehet e përkthehet me votë.
Kjo po afron!

E në përfundim të një konkluzioni për ata që ju ka ardhur fundi, sinqerisht mendoj se kjo protestë provokative përpara SPAK-ut është akt vetvrasje politike e inskenuar nga Sali Berisha, i cili për hallet e tij është kthyer në një sekt anti krisht si Bahai, i cili ju rekomandon idhtarëve të tij vetësakrifikimin
Eshtë shumë e qartë sot për gjithkënd se protesta përpara SPAK-ut në

fakt është protestë përpara selisë diplomatike të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të tjerë perëndimorë.

Këtyre sizifëve të kohëve moderne do ju rekomandoja të kuptonin saktë kuptimin e vërtetë të shprehjes që përdoret rëndom në Malësinë e Gjakovës: “Luaje macë kryet e buallit…”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular