BallinaKronikeDINAMIKA/Si ndodhi atentati me tre viktima në ambientet e një lokali, policia...

DINAMIKA/Si ndodhi atentati me tre viktima në ambientet e një lokali, policia gjen një makinë të djegur! Pistat ku po hetohet

spot_img
spot_img

Memaliaj u trondit mbrëmjen e kaluar (20 korrik) nga një ngjarje kriminale, ku tre persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj në ambientet e një lokali, ku në rrethana ende të paqarta autorët hynë dhe qëlluan duke vrarë Shyqyri Kalemin 74 vjeç, Marsel Çelën 47 vjeç dhe Gledio Mukën 36 vjeç.  I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

VIKTIMAT

Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).

MAKINE E DJEGUR

Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.

SHENJESTRA

Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij atentati kanë qenë anëtaret e fisit Kalemi. Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi janë të afërt të Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

PISTAT E HETIMIT

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Adriatik Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

KUSH ËSHTË ANDREA KALEMI

Andrea Kalemi në vitin 2001 rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001.

Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dyshohet se u përfshi në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022, ndërsa arriti ti shpëtojë dy atentave/

Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular