Gangsterët që vuajnë dënimin në burgjet britanike kanë pohuar se kanë paguar oficeret femra të burgut deri në 2000 paund për seks në qelitë e tyre të burgut.
Akuzat kanë dalë në dritë pas një sërë mesazhesh mes të burgosurve dhe ish kriminelëve në një bisedë në TikTok të transmetuar nga një qeli burgu, shkruan The Sun.
Një ish-i dënuar shqiptar pohoi: ‘Ne shqiptarët kemi bërë seks me oficere burgu për 2000 £.’
“Shqiptari Eugert Merizaj, i cili po vuan dënimin me 32 vite burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, mburret se kishte “kishte lidhur një gardiane me një tjetër të burgosur”, shkruan The Sun
Ai pohoi gjithashtu se është përpjekur që të shmangte takimet për të kryer marrëdhënie seksuale me stafin e burgu me qëllim për të mos i shtuar vitet e dënimit, thuhet në investigimin e medias britanik.
Merizaj foli edhe sesi gardianet femra i kanë hyrë në dhomën e tij për ta zgjuar për mëngjes dhe kanë kontrolluar dhomën e tij.
Këto akuza të reja pasojnë videon tronditëse të publikuar në qershor, e cila pretendohet se tregon një oficere femër burgu në HMP Wandsworth duke bërë seks me një të burgosur në qelinë e tij.
Linda De Sousa Abreu, 30 vjeç, është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një të burgosur në burg.
Ajo u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge, ku iu dha një lirim me kusht dhe do të paraqitet për një seancë dëgjimore për pranimin e fajësisë dhe menaxhimin e çështjes më 29 korrik në Gjykatën Isleworth Crown.
Eugert Merizaj