Rei Manaj i ka surprizuar të gjithë me vendimin e tij për të ardhmen, teksa do të rikthehet në Turqi për të qenë pjesë e Sivasporit. Edhe pse në përfundim të sezonit, lushnjari, u përshëndet me tifozët, me qëllimin për të nisur një aventurë të re, duket se Manaj ka ndryshuar mendje dhe do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës ku shkëlqeu me golat dhe performancën e tij.
Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, sulmuesi i Kombëtares, është shprehur se ndihet shumë i emocionuar që nesër në orën 21:45, do të zbarkojë në aeroportin e Sivasporit, ku me shumë gjasa do të organizohet një pritje madhështore, për këtë rikthim të Manajt, që edhe një nga benjaminët e tifozëve.