BallinaLifestyleVideo/ Ilnisa Agolli në pritje të ëmbël? Me sytë që i “qeshin”,...

Video/ Ilnisa Agolli në pritje të ëmbël? Me sytë që i “qeshin”, përgjigjet ish-banorja e Big Brother

spot_img
spot_img

Të dy në profesion gazetarë, por jetët e tyre u kryqëzuan për herë të parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip 3.

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpi kur ishin konkurrentë, dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes. Pak ditë më parë çifti ishte në Turqi për disa ditë pushimesh. E ftuar këtë të diel në “She’s on Top”, Argjira Spanca e komplimentoi Ilnisën duke i thënë se ka bërë një ndryshim kohët e fundit në pamje, dhe se duhet shumë bukur.

“Është nga brenda, dashuria të zbut, të ndryshon të zbukuron. Kemi ardhur nga një pushim i shkurtër në Bodrum, ku frynte një erë dashurie nga ato që të rrëmbejnë”, tha ajo.

“Ka ndonjë gjë të re nga ky fllad i dashurisë?”, e pyeti më tej Argjira.

“Nuk e di pse u emocionova… jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht, por që… mund edhe të ketë”, tha Ilnisa.

“T’i ndaj sikletosesh se e di që unë i di gjërat dhe ke merak se mos nxjerr ndonjë gjë”, tha Argjira duke qeshur.

Por këto përgjigje me nënkuptim, po japin shenja se Ilnisa mund të jetë në pritje të ëmbël?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular