BallinaAktualitet21 janari ndodhi për "Bllokun" e tij, Meta: Faji i Bashës, SPAK...

21 janari ndodhi për “Bllokun” e tij, Meta: Faji i Bashës, SPAK organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani

Protesta e 21 janarit 2011 u organizua nga PS pas videoskandalit korruptiv ku Ilir Meta shfaqej me bllok në dorë dhe i bënte presion në atë kohë ish-ministrit Dritan Prifti për afera korruptive.

Ndërkohë sot, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar kreun e SPAK Altin Dumani duke akuzuar se po kërkon të mbajë në presion Sali Berishën.

Për Metën, Lulzim Basha i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm është fajtor pasi u paralajmërua por nuk mori masa.

Ndërkohë sipas Metës Rama ishte nxitës dhe frymëzues i 21 janarit.

SPAK është organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. E ka dëshmuar shumë qartë. Pas dështimit spektakolar në kuvend ku përfaqësuesit e opozitës e diskretituan dhe deklaroi se krimi I inceneratorëve ishte krim shumë intelektual, kur qytetarët e dinë që është grabitje pa maska.

Drejtësia e me regji rihap 21 janarin, e gjen ditën sot gjoja për të fokusuar këtë cështje pësr të mbuluar diskretitimin e  Dum Dumanit javën e kaluar në kuvend ku i mekej goja.

SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko trafikantit Edi Rama sepse është shumë e qartë se nëse ka përgjegjësi më 21 janar është përgjegjësi direkte ishte Basha.

Basha është paralajmëruar me letër e shkresë të gjithë skenarin, nuk mori asnjë masë as nga policia as nga garda, për të parandaluar vrasjen. Edi Rama ishte nxitësi dhe frymëzuesi i 21 Janarit”, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular