BallinaKronikeBashkëshortja e Aleks Nikës flet pas daljes nga SPAK: Dhashë disa fakte

Bashkëshortja e Aleks Nikës flet pas daljes nga SPAK: Dhashë disa fakte

spot_img
spot_img

Ka përfunduar dëshminë në SPAK bashkëshortja e Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 Janarit 2011 në bulevardin përballë Kryeministrisë.

“Dhashë fakte të reja që s’mund t’i bëj publike”, deklaroi ajo për mediat pas daljes nga ambientet e institucionit të drejtësisë.

Rajmonda Nika mbërriti në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 për të dëshmuar për 21 Janarin, gjashtë ditë pas Prokuroria e Posaçme rinisi hetimet.

Ajo mbërriti rreth orës 10:00 shoqëruar nga Mark Nika, xhaxhai i viktimës. Ky i fundit vijon të japë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Çështja e 21 janarit po hetohet nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular