BallinaAktualitetKërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja...

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me deklaratat e saj për arratisjet nga burgjet e Kosovës dhe për një deklaratë të dhënë në një nga mediat e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të  deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social  Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Haxhiu në postimin e saj në rrjetin social Facebook, duke kërkuar sqarime mbi identitetin dhe rrethanat e vrasjes së Faton Hajrizit i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi kishte thënë po ashtu se akterë e grupe të caktuara në Serbi po ndihmojnë arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës.

“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdoj edhe nesër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular