BallinaAktualitet“Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm”- Atentati me tre viktima...

“Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm”- Atentati me tre viktima në Memaliaj, gjyshja e kamarierit Gledjon Muka: Kërkojmë drejtësi! Na e vranë pa faj

Hava Muka, gjyshja e kamarierit Gledjon Muka, i cili ndërroi jetë padrejtësisht në masakrën me tre viktima në Memaliaj, ka folur për mediat ditën e sotme, ku ka kërkuar drejtësi për humbjen e nipit të saj.

“Na e vranë djalin pa faj. Përse na e vranë”, këto janë pyetjet e gjyshes së Gledionit, 36 vjeçarit i cili punonte si kamarier në lokalin ku të shtunën e 20 korrikut u ekzekutuan Shyqyri Kalemi, dhe 47-vjeçari, Marsel Çela.

“Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm”, ka thënë e moshuara mes lotësh.

“E kemi pasur flori e kaluar floririt. Punonte kamerier për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? Përse? Ata e kishin lënë punën dhe po rrinin atje se ishte vapë. Kishte nënën babanë, unë gjyshja. Kërkojmë të drejtën e djalit. Përse na vranë? Çfarë bën shteti. Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm. Gledi i nënës, floriri i nënës”, tha ajo mes lotësh.

Kujtojmë se nga atentati fatal i së shtunës, Muka dhe Çela janë dy viktima të pafajshme, ndërsa objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, babai 74 vjeçar i Andrea Kalemit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular