Sot në orën 14:00 do të hidhet shorti i Ligës së Konferencës për raundin e tretë.
Të enjten në orën 18:00 Partizani do të sfidojë në transfertë Iberian, skuadrën gjeorgjiane. Nëse të kuqtë arrijnë të kualifikohen në raundin e tretë atëherë mund të përballet me një nga këto fituesit e të 5 të parat.
Nga ana tjetër Egnatia u eliminua nga Championsi dhe tani në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballet me Vikingurin më 25 korrik. Rrogozhinasit nëse arrijnë të kualifikohen në fazën tjetër mund të përballet edhe me Ballkanin ose Strugën nëse edhe ato kalojnë.