BallinaKronikeAksident me vdekje në Durrës! Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe doli...

Aksident me vdekje në Durrës! Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë në spital pasagjeri

spot_img
spot_img

Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Bilalas të Durrësit, ku ka humbur jetën një 32-vjeçar.

Policia bën me dije se 46-vjeçari me iniciale S.L.,  ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar, ndërsa 32-vjeçari me iniciale Gj, Gj., që ishte pasagjer, është transportuar drejt Traumës pas plagëve të marra, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, blutë kanë vënë në pranga 46-vjeçarin, banues në fshatin Rubjekë.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular