BallinaTe tjera“Çliruam Çamërinë nga pushtimi 500-vjeçar shqiptar”- Zbulohet letra e Napoleon Zervës! Faktet...

“Çliruam Çamërinë nga pushtimi 500-vjeçar shqiptar”- Zbulohet letra e Napoleon Zervës! Faktet e reja mbi gjenocidin grek

spot_img
spot_img

ALBERT HITOALIAJ/ Siç dihet, emri famëkeq i gjeneralit grek, Napoleon Zerva, lidhet me spastrimin etnik të popullsisë shqiptare në .

Ky spastrim që kishte nisur qysh kohë më parë, me shkëmbimin e popullsisë greko-turke, ku shumë myslimanë shqiptarë të Greqisë u degdisën shkretëtirave të Anadollit, pas përzënies nga trojet e tyre amtare, falë marrëveshjes turko-greke për shkëmbim popullsish. Ndërkohë, spastrimi etnik i shqiptarëve nga Epiri, kishte filluar para këtij shkëmbimi dhe vijoi në mënyrë sistematike edhe më pas. Pjesë e tij ishte edhe ai që u bë gjatë dhe pas LIIB. Masakrat e bëra nga Napoleon Zerva kundër shqiptarëve dhe përzënia e popullsisë së Çamërisë u bënë nën pretekstin se kjo popullsi ishte bashkëpunëtore e nazizmit. Këtë tezë absurde e mbrojnë edhe sot si linjë historike në Greqi, por edhe ithtarët e politikës greke në Shqipëri ruajnë pikërisht këtë linjë të pavërtetë. Në Arkivin Qendror Shtetëror (AQSH), në fondin personal të shkrimtarit himarjot nga Palasa, Aleks Çaçi (1916-1989), gjendet një material që ngjall interes për t’u publikuar, pikërisht sot kur risillet në vëmendje teza e “helenizimit të Himarës”.

Ky helenizim është vijimësi e pandërprerë e politikës së jashtme greke qysh para Pavarësisë shqiptare. Arritja e tij është synuar të bëhet me të gjitha mjetet, duke synuar helenizimin e popullsisë shqiptare ose përzënien e saj nga zonat e synuara, të banuara historikisht nga shqiptarët. Gjak e vdekje kanë mbjellë për hir të saj fanatikët grekë. Materiali arkivor i ruajtur në dosjet e Alakes Çaçit (AQSH. GF 6, Fondet Personale. FO 596 Aleks Çaçi, DO 1, f. 1-3), është marrë nga një botim grek, emrin e të cilit autori fatkeqësisht nuk na e ka përcjellë si informacion. Ai ka shkëputur dy faqe nga ky libër në greqisht dhe atë më interesanten, një letër të gjeneralit Napoleon Zerva ai e ka përkthyer në shqip. Në libër jepet edhe fotografia e letrës origjinale, shkruar me dorë nga vetë Zerva. Letra tregon qartë se në Çamëri nuk kemi të bëjmë më spastrimin e një popullsie që bashkëpunoi me nazistët, por kemi të bëjmë më spastrim të pastër etnik, ku në shënjestër është popullsia shqiptare. Libri thotë se:

“Fjala Çamëri ka prejardhje shqiptare… E gjithë Çamëria deri në 1912 fliste shqip. Nea Seleukia e Igumenicës është një fshat i ri i formuar më 1923 me refugjatë nga Azia e Vogël. Çamët e krishterë dhe myslimanë, të cilët janë pasardhës të dorëve të lashtë, flasin një gjuhë të ndarë, të veçantë, me rrënjë greko-pellazge. Ashtu si dorët, ata ruajnë zanoret e gjata e të shkurtra dhe shumë fjalë homerike ruhen në gjuhën e tyre…” (AQSH. GF 6, Fondet Personale. FO 596 Aleks Çaçi, DO 1, f. 1.1). Në vijim është përkthimi i letrës së Napoleon Zervës (nga Aleks Çaçi), i cili rrëfen se përse u spastrua Çamëria, kjo zonë e banuar historikisht nga shqiptarët.

“Letër e gjeneralit Napoleon Zerva, dërguar z. Jani Dani, lidhur me çfarrosjen e shqipëtarëve të Çamërisë. Përkthim nga origjinali (në gjuhën greke):

Gjeneral Napoleon

Zerva Kifisjà 474

I dashur Jani,

Kam dashur prej kohësh të të shkruaj, por udhëtimi im jashtë atdheut, nga njëra anë dhe vendimi që kisha marrë që të vij aty t’ju shikoj, nga ana tjetër, më detyruan që ta shtyj dita-ditës.

Tani që po gjej kohë të të shkruaj me dorën time, vij të të falënderoj, sepse kurrë nuk harrove luftërat tona të përbashkëta dhe të të them se duhet me besim dhe me fanatizëm, ashtu si në ato vite të vështirë, të marrësh në duart e tua punën e sqarimit për bashkëatdhetarët tanë.

Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë se kush e çliroi Çamërinë nga shqiptarët të cilët prej pesëqind vjetësh shkelnin në qafë helenizmin.

Kjo është puna jote, siç është edhe puna ime që t’ju shërbej të gjithë tyreve për të cilët do të më shkruash ti. Pres letrën tënde.

Athinë, 4.8.1953

Me dashuri

N. Zerva”

Nuk është se këto histori nuk njihen, por të vjen keq që sot, pas 70 vitesh nga shkrimi i kësaj letre, vijojnë të njëjtat politika me synime territoriale dhe asimiluese nga Greqia kundrejt Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një politikë thuajse 200-vjeçare që ka synuar që nga goditja e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, deri të asimilimi dhe përzënia e popullsisë si dhe marrja e territoreve shqiptare. Për këtë arsye, bashkatdhetarët tanë shqiptarë, duhet të mos harrojnë se këta “çlirimtarë” vazhdojnë ende punën e tyre “çlirimtare” për helenizimin. Dhe këtë herë, kafshatën e duan deri në Himarë..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular