Ajet Isufi, bashkëshorti i 27-vjeçares që tentoi të mbytej në Bunë bashkë me 4 fëmijët e mitur, ka hedhur poshtë akuzat e vjehrrës se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Në emisionin me “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai madje u shpreh se para se gruaja e tij të ndërmerrte aktin e rëndë, ka pasur përplasje të fuqishme me të ëmën e saj.
“Unë i pranoj gabimet e mia, kam pasur shumë raste, por të dalin para drejtësisë, e ëma të dalë të tregojë të vëretën.
E vërteta është se nga ora 13:20 janë përplasur me debate të ashpra, e ëma dhe me të bijën, ka pasur përplasje të fuqishme mes tyre.
Gabimet e mia, kam menduar se më ka tradhtuar por kam qenë unë gabim. Nuk ka kam rrahur, debatet kanë qenë të ashpra por jo deri në ekstrem”, tha ai.
Ajet Isufi: Unë marrë me gruan i kam shumë mirë. Mua më doli një punë dhe shkova në Mal të zi, ajo iku tek një shoqe, e mori ajo përsipër. Qëndroi me shoqen 10 ditë-2 javë dhe shoqja e hodhi në rrugë. Shoqja e hodhi në rrugë dhe iku tek familja e saj.
I thashë mos shko tek familja jote. Nuk jam dhe as nuk kam qenë në proces divorci, janë shpifje të nënës së gruas. Nuk duan të na shohin mirë, i vetmi person, i ati futet mes çiftit.
Prej 9 vitesh nuk kam pasur asnjë ditë të mirë. I thoshin vajzës që lëre se të mbajnë ne me katër fëmijë, i thosha “çfarë po thoni, jam i martuar me tyre. Jemi njohur në FB, e nisëm si shokë dhe u lidhëm. Në fejesë filluan debatit, i ati ndërhynte në familje. Nuk kanë qenë dakord për lidhjen tonë, nuk e dimë akoma arsyen. Ajo ka ikur nga banesa për t’u martuar me mua. Atë ditë që ka ardhur tek unë, është nisur me biçikletë.
Familja e saj na ka shkatërruar. Ajo ka qenë 18-vjeçe. Ajo gradualisht i vendosi marrëdhënien me prindërit e saj.
Thjesht nuk donin të më shikonin me vajzën e tyre, atë e dinë ata.