BallinaKryesorePërse Rama është në panik dhe frika që ngjall Altin Dumani e...

Përse Rama është në panik dhe frika që ngjall Altin Dumani e SPAK tek trekëndëshi i Bermundës

Nga Neritan Vladi

Zhvillimet e fundit politike duket sikur kanë patur progres për xhaketat e vjetra, klasën politike të 34 viteve e artikuluar tashmë si trekëndëshi i Bermundës, e që kanë mbajtur peng Shqipërinë. Estabilshmenti ka lëshuar kushtrimin që të shtrëngojnë radhët përballë llogaridhënies ndaj shqiptarëve dhe drejtësisë së re të mbështetur edhe nga SHBA. Çudia është që edhe pse kontrollojnë çdo gjë, edhe pse janë bashkë, sërish janë në panik ndaj llogaridhënies së pashmangshme që pritet të japin ndaj shqiptarëve. Berisha dhe Meta tashmë në hallin e tyre, po tentojnë të shkatërrojnë opozitarizmin për hesap të Ramws, e kanë kthyer SPAK në tabelë qitje duke e quajtur madje edhe organizatë kriminale si dhe sulmuar prokurorin e ndershëm, drejtuesin e zoti Altin Dumani me zakonin e tyre të vjetër; intimidimin. Edhe kryeministri Rama të njëjtën gjë ka bërë herë pas here edhe publikisht, e së fundmi po përdor si pushkë të mbushur opozitën antiperëndimore që drejtohet nga çifti Berisha-Meta për të shfryrë dhe ai indirekt ndaj SPAK. Kjo u konstatua në raportimin në Parlament të Altin Dumanit ku mazhoranca në panik nxiste deputetët me probleme të theksuara me drejtësinë dhe objekt të punës së SPAK të kundërviheshin politikisht drejtuesit Dumani që me shumë profesionalizëm po kryente detyrën e raportimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Tashmë është e qartë që Sali Berisha, Ilir Meta dhe taborri i tyre nuk kanë fare hallin e demokratëve, opozitarëve, por të tyrin. Ata janë të qartë në qëllimin e tyre; luftë drejtësisë me lutjen që ajo të intimidohet dhe t’u shpëtojnë llogaridhënies. Kjo dyshe dhe tabori i tyre madje as pushtet nuk duan, lutem vetëm të mos preken dhe të mos humbasin pasuritë. Kjo është e qartë në çdo lëvizje të tyre. Siç duket edhe Rama është i interesuar të ketë çiftin e lodhur në politikë, ata që janë dëbuar nga shqiptarët me votë të lirë, ata që kanë mëkatet e tyre të tranzicionit përballë jo vetëm çdo shqiptari, por dhe mbështetësi. Ndaj siç duket duke gjetur dhe të qara në sistemin e ri të drejtësisë lidhën besën për ta mbështetur njëri-tjetrin. Rama e mbajti fjalën e siç duket vendimi i Gjykatës së Apelit (ankimuar sot në Gjykatën e Lartë), një turp juridik ishte si dhuratë për Sali Berishën meqë Rama se ka në dorë lirimin e tij. Kaq ndoshta trekëndëshi i Bermundës e arriti, por nuk kanë fare të sigurt mbrojtjen ndaj llogaridhënies përballë SPAK dhe GJKKO. Zullumet që kanë bërë i kanë futur në panik, e nuk dinë nga të ia nisin e të fshihen. Duke mos mundur të kenë nën kontroll të paktën për fatin e mirë të shqiptarëve Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar, kjo fal dhe SHBA, Berisha, Meta dhe Rama kanë zgjedhur sulmin, por me mënyrë të ndryshme. Edhe Komisioni i posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin me drejtues Fatmir Xhafën subjekt i SPAK si pasojë e të vëllait, nuk është gjë tjetër veçse tentativë e Ramës që së bashku me hallexhiun Berisha të mund të vënë drejtësinë nën kontroll dhe për ta indimiduar atë, deri edhe në ndërmarrjen e nismave ligjore. E sigurt është që nuk do ta dalin! Edi Rama siç duket nuk po mundet dot t’u fshihet zullumeve sado që ka mundur të justifikohet, t’i quajë përgjegjësi personale atë të vartësve, të bëj dhe presion e siç duket pret një termet të vërtet në radhët e tij nga ana e drejtësisë. Burime të sigurta në PS konfirmojnë që më 27 korrik në radhët e PS pritet një lëkundje 7 ballësh (ndaj edhe u shty me një jave asambleja). Rama nuk mundet më të mbrojë askënd. Kryeministri po përpiqet të shtyjë ditët e tij sa më larg llogaridhënies ndaj mësohet se një pjesë e mirë e ministrave dhe drejtorëve të rëndësishëm do të largohen nga ekzekutivit. Edhe trekëndëshi i Bermundës së politikës shqiptare Rama-Berisha-Meta po mundohen të mbajnë peng vendin për interesat e tyre, por nuk kanë për të ia dal sepse shqiptaret kanë krah aleatët SHBA, Britani e Madhe dhe BE. Ndaj xhaketat e vjetra duan apo nuk duan, do të hapin krah, me hir apo pa hir, me apo pa dëshirë sepse mjaft është mjaft! Janë në panik sepse e dinë fatin e tyre, thjesht për mundohen të shtynë kohën me ditë, apo muaj. Koha është tani që Shqipëria të bëhet fal dhe mbështetjes së aleatëve tanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular