Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të “Lajthizës” në restorantin e VIP-ave, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën

0
169

Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas plagosjes së tre personave mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në një lokal në zonën e Rrugës së “Kavajës” nga Edison Elezaj. 

Këta dy shtetas akuzohen se ndihmuan Elezajn të fshihte armën.

Më herët Policia njoftoi se ka shpallur në kërkim shtetasin, Edison Elezaj, 32 vjeç, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, pasi gjatë një feste familjare plagosi me armë një vajzë dhe dy vëllezër.

Policia sqaron se Edison Elezaj aksidentalisht e ka shkrepur dhe plumbi ka gërvishtur dy vëllezërit dhe 36-vjeçaren e ka plagosur në zonën e barkut.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.