Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me automjet i armatosur.
Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues 20-vjeçarin.
Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë operacionit u arrestua 20-vjeçari me iniciale E. M.,, banues në Kamëz, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Qarkullonte me automjet, i armatosur, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet, i armatosur, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.