Zotit Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Zotit Bajram Begaj President i Republikës së Shqipërisë.
I nderuar K/ministër z. Edi Rama! I nderuar president Z.Bajram Begaj!
Me respektin dhe konsideratën time të lartë, që bazohen në funksionet e larta shtetërore që ju mbani, iu lus për mirëkuptim e vëmëndje mbi sa më poshtë po ju drejtohem.
Jam qytetar shqipëtaro -amerikan me banim në New Jork prej disa vitesh. Ndjek në vazhdimësi zhvillimet politiko-shoqërore në atdheun tim, gjithnjë duke shpresuar se një ditë do normalizohej jeta e niste përparimi edhe për bashkëkombasit tanë me banim në atdhe. Para se të largohesha nga vendlindja kam mbajtur detyra shtetërore deri Shef komisariati e funksione politike në nivel lokal si Kryetar i degës PD Pukë. Qëndrimet e mia në vazhdimësi në përkrahje të së drejtës edhe kur interesat e partisë, antar i së cilës isha, kërkonin të kundërtën, bënë që të mos isha më në preferencat e elitës drejtuese të saj. Në vitin 2009, i stimuluar nga mendimi se këmbëngulja juaj për hapjen e rinumërimin e kutive të votimit, votat e të cilave Sali Berisha apriori i kishte faturuar në favor të PD-s, që mundësoj qëndrimin në pushtet për periudhën 2009-2013, ishte më se e drejtë, pavarësisht nga përkatësia partiake, jam prononcuar me një artikull që u botua në gazetën “Zëri i Popullit” e të tjera organe botuese opozitare të asaj kohe. Nuk i solla këto të dhëna për të bërë publike cv-në time personale, por prezantimi mendoj se krijon hapësirën e duhur për t’u kuptuar.
I nderuar Zoti Kryeministër! Veprimi i mësipërm më së pari ishte produkt i një sëmbimi të brendëshëm timin, se vetëm kur pushteti meritohet i shërben popullit, jo si lëvizje e imja drejt PS-s apo si favor ndaj jush, ndonëse për të qenë i sinçertë, kisha disi besim se si i ri që ishe, me natyrë rebele, politikës do ia ndryshoje kursin dhe vëndin do ta fusje në hullinë e përparimit. Por kurrë nuk mendoja se vetëm do shtoje shpejtësinë në të njëjtën korsi që liroj ai që zevendësove në vizin 2013. Duke veçuar ca arritje në politikën e jashtme, që për hir të së vërtetës duheshin duartrokitur, por kur vendi vijoi të ishte i fundit në Europë për nivel jetese, korrupsion shtetëror, bashkëpunim të shtetit me krimin, duke i shtuar edhe kotrabandën, u banë nul dhe shumë shpejt u kuptua se nuk e kishe në program të bëheshe njeriu i ndryshimit. Shpresat se shënoje progres gjithëshoqëror dhe se shqipëtarët do të gëzonin shtet ku ligji do ishte një lloj për të gjithë e nuk do shiheshin si të tepërt nga të votuarit prej tyre, u shuan që në vitin e tretë të mandatit tuaj të parë. Një lloj si paraardhësi juaj, vijuat të shpalosnit aftësi për të qëndruar në pushtet me konjuktura, manipulime e mashtrim, veçse me metoda pak më të sofistikuara me një sqimë disi më fine se ai që zëvendësuat. Por nuk demostruat energji e vullnet për të shënuar rezultate sipas premtimeve, që të dëshmoheshit politikan i merituar për të qeverisur vëndin, jo vetëm i zoti për të qëndruar në pushtet.
Zoti kryeministër! Me keqardhje vërejmë se vendi ynë po lundron në një det të hapur hallesh. Fabrika që i prodhon këto halle pa diskutim ka qenë dhe mbetet vetëm keq qeverisja nga viti 1992 deri tani. Është fakt i njohur, tani edhe nga shumica simpatizantëve të PS-s, se edhe ju një lloj si paraardhësi juaj, mbetet thjeshtë kryeministër i partisë socialiste. Në asnjë çasje tënden nuk arrite të bëheshe kryeministër i gjithë shqipëtarëve, pasi nuk solle pothuajse asgjë ndryshe nga kundërshtari yt, sigurisht jo politik Sali Berisha, por në garën për pushtet. Por, siç edhe na mëson një këshillë e urtë e popullit, asnjëherë nuk është vonë për të bërë diçka të dobishme, nëse ke vullnetin e mirë për ta bërë atë. Ka shkuar shumë gjatë, mënyra e qeverisjes me të pa aftë e servilë të emëruar nga kryetarët e partive. Pikërisht produkt i kësaj qeverisje inkopetente e të sinkronizuar me njëshin që i ka armuar me mandat, sot më shumë se gjysma e popullsisë ka braktisur vendin. Të ndalesh pa i shkuar të keqes në fund, mendoj se është shpëtim për vete dhe të tjerët. E që të bëhet e mundur kjo, shqipëtarëve iu duhet kthyer e drejta legjitime ti zgjedhin vetë ata djem e vajza që do ti qeverisin, jo t’ua zgjedhin kryetarët e partive, e ata vetëm ti votojnë, pothuajse njëlloj siç veprohej gjatë rregjimit komunist. Duke vlerësuar situatën në vënd, rezulton të jetë emergjencë kombëtare vendim marrja për ndryshime të guximëshme. E për të bërë realitet këtë, hapi i parë mendoj se është reforma e re elektorale, e cila konsiston në lista qindpërqind të hapura, pa hersa e makinacione që prodhojnë subjektivizëm, vota e diasporës dhe zgjedhja e presidentit nga vota e qytetarëve. Nuk ka përse të tregohem konformist, duke fshehur faktin se kundershtari i hapur i kësaj arritje, jeni ju me stafin tuaj. Por edhe adoleshentët e kanë kuptuar se në prapaskenë i interesuari i dytë për mos miratimin e kësaj reforme është Sali Berisha. Ky i dyti, i vetëdishëm se nuk ka për të ardhur më kurrë në pushtet, me standartet e qeverisjes tuaj me frymë partiake, në se nuk shmang dot rënien, të sigurtë e ka se do bjerë butë. Prandaj, i nderuar kryeministër, është momenti kur mund të rikuperosh goxha nga borxhi që i ke popullit, duke ndryshuar istikam e pozicionuar në favor të rinovimit të politikës. Duke u bërë nismëtar i çlirimit të votës së lirë si frymëzues i reformës së re zgjedhore, do mundësoni ardhjen në krye të istitucioneve të shtetit djem e vajza që e kanë hobi ndryshimin e rritjen e mirëqënies qytetare në kuota dinjitoze. Të bësh këtë, do thotë t’iu kthesh shpresën shqipëtarëve se jetohet mirë edhe në vëndin e tyre, por vetëm kërkohet përkushtim, vullnet, korrektësi e besim për arritjen e objektivave të premtuara. Duke u bërë partizanë i këtij ndryshimi, sërish ekzistojnë shanse të provosh në se mund të bëhesh kryeministër i gjithë shqipëtarëve, në mos jo, të sigurtë e ke se do hysh në histori si liberator i votës së lirë, dhe kjo nuk do ishte pak. Por në se do të përpiqeni ju e stafi juaj të rezistoni, duke qëndruar në pushtet pa merita, gjë që ligji zgjedhor i tanishëm ua mundëson, dëmi do jetë i pa rikuperueshëm dhe rrezikoni që jo shumë vonë t’ iu serviret në tavolinë një pjatë me shije të hidhur. Nuk e solla thjeshtë si episod sa për tu prezantuar atë prononcimin tim në shtyp në anën tuaj në vitin 2009, por edhe për të kujtuar se e kam të drejtën morale, që për të mirë të atdheut tonë të përbashkët, të iu kërkoj edhe ju të bëni të njëjtën gjë.
Me këtë rast, i drejtohem edhe Presidentit të Republikës Zotit Bajram Begaj, të përdorë autoritetin që i jep funksioni i lartë presidentit si institucion mbi palët, për të ndikuar në zgjidhjen e këtij ngërçi, që po mban peng zhvillimin dhe përparimin e vendit, që edhe vendi ynë, së afërmi të radhitet në top listën e vendeve më të zhvilluara, shumë prej të cilave nuk i disponojmë resurset natyrore në atë nivel që ne i kemi. Duke përfunduar, mbetem me shpresë në mirkuptimin tuaj dhe se kjo letër, do iu shërbejë si një indicje për të frymëzuar inisiativa tek ju, të cilat hapin një faqe të re në kalendarin e politikës dhe të qeverisjes së vendit.
Me konsidertatën më të lartë
PREL DEDAJ
New Jork
23. 07. 2024.m