Ne 21 vite, Credins bank ka shkruar historine e saj te suksesit dhe te evoluimit, duke qene nje model frymezimi ne te gjithe dimensionin e saj institucional. Me krenari dua te shpreh se Credins bank eshte nje nga institucionet e para ne industrine bankare qe ndertoi standardet e nje biznesi solid, duke i dhene perparesi ekzigjencave te klienteve permes mekanizmave te nje komunikimi marketues te zgjedhur profesional.
“Ne flasim gjuhen tuaj” ishte slogani i pare qe per 20 vite emocionalisht zgjodhem t’i flisnim klienteve me gjuhen e tyre, stilin e thjeshte por te bukur dhe te drejtperdrejte. Nje slogan qe strategjikisht do te reflektonte misionin, vizionin dhe vlerat tona te bankes.
“Ne flasim gjuhen tuaj” i foli cdo familje shqiptare. Krijoi themelet e nje besimi te thelle dhe te nje marke te respektuar, te krijuar me vizion nga drejtuesit e bankes. Percolli mesazhin e nje marredhenie te ndersjelle te ndertuar mbi kujdesin dhe mirekuptimin reciprok. Reflektoi ne cdo kohe dizenjimin e produkteve, sherbimeve, investimeve te bera nder vite ne teknologji dhe jo vetem, ofrimin e ekspertizes profesionale, ne formen e nje ambicie profesionale per t’i sherbyer dhe folur cdo klienti ne gjuhen e tij…
Evoluimet e tregut, sollen edhe per Credins bank nevojen e nje reflektimi per ndryshim, per te pasqyruar zhvillimet dhe transformimet e bankes tone. Kjo per te pasqyruar edhe me fort vlerat dhe angazhimin tone per te ardhmen. Ndryshimi i sloganit eshte nje tjeter hap strategjik per te perfaqesuar misionin tone aktual. Globalizimi dhe teknologjia po ecin me ritme te shpejta dhe Credins synon te jete ne pararoje te ketyre ndryshimeve duke i reflektuar ato edhe ne imazhin publik.
“Personalisht per ty” eshte slogani i ri, i cili perfaqeson perkushtimin tone per te ndertuar marredhenie te ngushta dhe te besueshme me çdo klient, duke vendosur keshtu nevojat dhe deshirat e tyre ne qender te punes qe bejme. Ne besojme se ky ndryshim do te sjelle energji te reja dhe do te ndihmoje edhe me shume perforcimin e imazhit tone, si nje banke moderne dhe inovatore.
“Personalisht per ty” vjen si nje premtim thelbesor. Eshte nje rrugetim i ri por edhe nje vazhdimesi e konceptit te perfocimit te marredhenieve besnike me klientin. Reflekton anagazhimin dhe perkushtimin e hershem te Credins bank, por e ardhur tashme ne nje dimension te personalizuar. Tradita e kujdesit, sherbimit te personalizuar per te ofruar nje eksperience te pazevendesueshme dhe unike per cdo klient, eshte qasja thelbesore e mesazhit. Nje marredhenie simbolike e Credins, qe jo vetem kupton nevojat dhe deshirat individuale te klientit, por njeherazi krijon dhe mundeson nje perceptim te ri, ku klienti tashme i realizon personalisht keto pervoja dhe eksperienca te ofruara nga Credins bank. Ky slogan eshte me shume se nje fraze. Pasqyron nje devocion dhe reflektim te misionit tone, per te qene ecur perpara me kohen dhe per te qene gjithmone ne sherbim te klienteve tane. Ky slogani eshte filozofia jone e re, ku çdo klient eshte unik.
Stilistika e tij e perzgjedhur eshte koncize dhe e drejtperdrejte, ndersa toni i ngrohte, miqesor dhe i personalizuar, duke dashur te reflektoje vlerat e verteta qe Credins bank perfaqeson dhe promovon. Ndryshimi gjithmone sjell mundesi te reja. Ne besojme se slogani i ri do te krijoje nje ndikim pozitiv dhe do te ndihmoje ne perforcimin e identitetit tone si nje banke moderne, e besueshme dhe inovatore.