Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momenti i sistemimit të plazhit publik në Vlorë, që siç thotë ai nuk do të ofrojë vetëm hapësira të lira, por edhe çadra falas për të gjithë pushuesit.
“MIRËMËNGJES dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.