Demokracia “à la carte” e PD

0
200

Nga Ardi Stefa
Besoj se ju kujtohet disa vite më parë kur telefonat celularë filluan të kishin një përhapje më të gjerë, dolën edhe disa programe pagesash, fillimisht nga Vodafone, “a la carte”. Në këto programe përfshiheshin brenda një pagese, e cila nuk kishte kohëzgjatje, thirrje kombëtare e ndërkombëtare, mesazhe dhe internet.

Ky term është frëngjisht, është huazuar nga gastronomia dhe nënkupton “sipas menusë”. Kur shikoni në një menu të rregullt në restorant zakonisht do të shihni çmimet e cituara à la carte. Me fjalë të tjera, secili artikull do të ketë një çmim të lidhur me të, dhe ju mund të zgjidhni artikujt që dëshironi të porositni. Ju do të ngarkohet për çdo artikull që ju zgjidhni bazuar në çmimin e atij artikulli. Por, ndonjëherë një restorant do të ofrojë një menu à la carte, mund të hani, dhe pa marrë parasysh se çfarë hani, ose sa, ju do të paguani një çmim të caktuar.

Ky term shumë shpejt u huazua edhe nga politika, sidomos nga partitë politike shqiptare.

Ndërkohë që një nga problemet e mëdha që PD kishte dhe vazhdon të ketë dhe nuk do të mund ta kapërcejë, edhe pse historikisht është vënë në pikëpyetje, është perceptimi pronësor i Demokracisë. Demokracia, rregullat demokratike në përgjithësi dhe procedurat ligjore nuk janë ato që shumica njohin dhe pranojnë, por ato që shprehin në mënyrë monolitike vetëm PD dhe lidershipi i saj

Sepse vetëm ata kanë monopolin e Demokracisë. Dhe nuk e tolerojnë as psjen e as shprehjen e një mendimi tjetër, sepse të vërtetën demokratike e dinë ata dhe vetëm ata.

Askush tjetër. Kjo është gjithçka që ata pranojnë. Përtej kësaj asgjë! Dhe nëse ky koncept ju kujton diçka, është mentaliteti dhe bindja komuniste për të vërtetën absolute sociale, politike dhe ekonomike.

Vetëreferencimi i një pjese të “së djathtës” në kohë nuk e lejon atë të konstatojë se çfarë mendimi kanë të tjerët për Demokracinë. Por demokracia a la carte nuk ekziston. Askush nuk e ka monopolin e Dedmokracisë dhe së Vërtetës. Dhe një faktor kyç i Demokracisë është respektimi i rregullave në fuqi, njohja e barabartë e kundërshtarit, toleranca dhe pranimi kur dikush është në pakicë, legjitimiteti i mendimit ndryshe.

Për PD koncepti i demokracisë është relativ dhe jo absolut. Për PD “demokracia”, ekziston vetëm për vete! PD nuk mund të pranojë se ka një mendim tjetër. Sepse nëse ajo e pranon, demokracia e saj do të dekonspirohet lehtësisht dhe zbatimi i saj do të jetë i kufizuar, pasi është i lakueshëm dhe i brishtë.

Prandaj edhe sot më të hapurit, më të bashkuarit, më të fortët ruajtën status quo-në e reformës së vjetër zgjedhore 1/3 e mbyllur, 2/3 e hapura.

Dhe kjo marrëveshje sot e lë PD përsëri në opozitë, i jep maksimumi nja 35-40 mandate poshtëballkonistëve, rrëzon të gjitha ato ç’ka u trumbetuan si risi, Primaret, meritokracinë dhe demokracinë e brendshme, dëgjimin e zërit të demokratëve dhe dhënien e vlerës votës në proceset e brendshme!

Po ashtu përforcon ndarjen duke e ndarë shoqërinë, duke hapur një hendek që do të marrë kohë dhe përpjekje për t’u mbyllur.