BallinaAktualitetFOTOT/Protesta e banorëve të Krujës dhe të Fushë Krujës për aksin Thumanë-Kashar,...

FOTOT/Protesta e banorëve të Krujës dhe të Fushë Krujës për aksin Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen me efektivët e policisë

Protesta e banorëve të Krujës dhe të Fushë Krujës për aksin Thumanë-Kashar u shoqerua diten e sotme me përpasje fizikisht me efektivët e policisë.

Banorët kanë deklaruar se rruga e re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentimit, pasi nuk kanë akses në aksin Thumanë-Kashar.

“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.

Mësohet se në turmë është hedhur edhe gazlotsjelës dhe disa qytetarë kanë pësuar lëndime.

Ndërkohë, siç shihet edhe nga pamjet, blutë po punojnë për lirimin e një korsie për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, i cili ka qenë i bllokuar për rreth 30 minuta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular