BallinaAktualitetBiseda që solli realitetin e një tematike

Biseda që solli realitetin e një tematike

spot_img
spot_img

Në studion e “EJANI“ u zhvilluar një bisedë interesante me pjesëmarrjen e
ekspertëve të njohur të ekonomisë, biznesit dhe media-s shqiptare, nën moderimin
e gazetarit Bardhi Sejdarasi. Idetë e reja, të debatuara kohët e fundit, që lidhen me
mundësitë e reja të zhvillimit të forcave prodhuese, rritjen e produktivitetit të tyre,
përqafimin e inovacionit në menaxhimin e biznesit dhe sidomos zhvillimin
inovativ të sektorëve me rëndësi në ekonomitë e vendeve të ndryshme të botës
sikundër janë energjia e gjelbër dhe turizmi, përbënë thelbin e bisedës profesionale
të të ftuarëve të “EJANI“.
E organizuar si një risi, me pjesëmarrje aktive të personaliteveve në fushat
respektive, biseda solli realitetin e këtyre tematikave, mjaft të debatueshme sot në
botë.
Prof. Dr Adrian Civici, Rektor, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, u ftua nga
moderatori Sejdarasi të bënte disa komente shkencore lidhur me situatën aktuale
ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe perspektivat e revolucionit të ri të
industrisë së energjisë së gjelbër, e parë kjo nga pikëpamja e një studiuesi dhe
kërkuesi shkencor në këtë sektor. Prof. Civici iu përmbajt pikëpamjes se, edhe pse
ka disa dallime midis Lindjes dhe Perëndimit për çështjet që lidhen me zhvillimin,
bota po evidenton një epokë të re, ndryshe nga e kaluara.
Civici, një profesori i njohur dhe një nga analistët shqiptarë të ekonomisë,
komentoi edhe strategjinë e Kinës për thellimin e reformave dhe tregoi nevojën se
si mund të përdoret inovacioni për të zgjidhur problemet e hasura në zhvillim,
përfshirë edhe konceptin e forcave të reja prodhuese, inovacioni në teknologji dhe
modelet e biznesit të cilësisë së lartë.
Dr. Enriko Ceko, ekspert dhe analist ekonomie, pedagog në Instituti Kanadez të
Teknologjisë dhe London Metropolitan College, dega e Ballkanit, komentoi në
studio tematikën e mësipërme dhe u ndal gjerësisht në doktrinat e zhvillimit
ekonomik dhe idetë e reja të hedhura së fundi. Dr. Ceko u pyet nga moderator i
bisedës në studio se cilat janë disa mundësi të reja për të zhvilluar forcat prodhuese
dhe se si e vlerësonte ai si studiues këtë koncept. Ceko ishte i mendimit se duhej
ecur në këtë drejtim dhe i mëshoi faktit se vetëm rritja e produktivitetit dhe
inocacioni në prodhim dhe menazhim do të sjellë vlera të reja në zhvillimin e
ekonomisë botërore. Idetë, që qarkullojnë së fundi, lidhur me inovacionin në
sektorin e menaxhimit dhe atë institucional, Dr. Ceko i vlerësoi si ide, që duhen
përkrahur, kudo në Botë, pse jo edhe në Shqipëri, sikurse theksoi ai gjatë bisedës
në studio.
Me vlerë në këtë bisedë profesionale në studion e “EJANI” ishin edhe komentet,
nga pozicioni i përfaqësueses së biznesit të metropolit shqiptar. Albana Laknori,
Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, zhvilloi
në studio idenë e shkollës DUALE dhe të nevojës që ka biznesi për zhvillimin
cilësor dhe inovativ të forcave të reja prodhuesve. Ajo foli edhe për turizmin dhe
hapësirat që janë krijuar, jo vetëm për turizmin tradicional, por sidomos për atë
kulturor dhe solli përvoja që vinin nga shtete të ndryshme të Botës, përfshirë edhe
Kinën.
Një fokur të veçantë pati biseda me ekspertin e njohur të energjisë së pastër, Ph.D
Lorenc Gordani, Pedagog në Tirana Business University.
Dr. Gordani, si një nga aktorët e promovimit të energjisë së pastër në Shqipëri, e
vlerësoi këtë sektor dhe tha se mund të mësojmë nga hovi që ka marrë ky sektor në
Kinë. Ai përmendi se së shpejti do të organizohet Forumi i Energjisë së pastër në
Shqipëri dhe tha se duhet të axhustojmë politikat tona qeveritare, por edhe të
biznesit, për të përfituar nga ky sektor.
Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për çështje të tjera që ishin në fokus të
bisedës së parë në nivel ekspertësh në studio, bisedë që solli realitete konkrete për
tema konkrete që tërheqin sot vëmendjen e ekspertizës së specializuar, kudo në
Botë. Biseda të tilla janë edhe një dritare e hapur për të ekspozuar ide inovative
dhe për t’i debatuar ato.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular