BallinaKryesoreSabah Sheta: Faleminderit për pjesëmarrjen masive, të bëhemi edhe më shumë protestën...

Sabah Sheta: Faleminderit për pjesëmarrjen masive, të bëhemi edhe më shumë protestën e radhës

Nga Sabah Sheta – Kreu i Demokrateve Euroatlantike Kruje
Të nderuar bashkëqytetarë të nderuar të Krujës, Fushë -Krujës, Niklës, Cudhisë, Bubqit dhe Thumanës! Dua që të iu falënderoj përzemërsisht që sot mundëm të bëhemi bashkë më shumë se herët e tjera për të kërkuar një të drejtë të mohuar që ka të bëjë me izolimin që na bën rruga Thumanë-Kashar.

Të nderuar vëllezër krutanë!

Kokëfortësia qeveritare për të mos bërë një dalje në aksin e rrugës Thumanë-Kashar që të mos paguajmë për të ardhur në shtëpitë tona duke shkuar deri në Kashar, na ka detyruar të rezistojmë dhe fort madje si sot për të kërkuar zgjidhje ndaj këtij problemi jo të vogël për mijëra biznese dhe 85 mijë banorët e Krujës.

Sot kam falënderime zemre për secilin pjesëmarrës fizikisht në protestën tonë, për ata që ishin me ne dhe në pamundësi nuk mundën të vinin, por i ftojë të jenë herën tjetër.

Sot treguam dinjitet, qytetari, në protestën tonë shembullore për të kërkuar një të drejtë të mohuar e cila do zgjidhje dhe ne do të vazhdojmë ta kërkojmë atë.

Një falënderim kam dhe për Policinë e Shtetit e cila tregoi maturi dhe durim duke mos na provokuar dhe duke na mirëkuptuar në zemërimin tonë të ligjshëm që dhe e shprehëm në protestë.

Si qytetar krutan, por dhe si kryetar i degës së demokratëve euroatlantikë kam mbështetur dhe vazhdoj të jem krah kërkesave të drejta qytetare.

Ju bëj thirrje që sikurse sot në protestën e radhës të bëhemi dhe njëherë aq, e në rast shurdhërie sërish edhe më shumë, deri sa të detyrojmë qeverinë dhe koncesionarin të na zhbëjë këtë padrejtësi.

Do të përdorim çdo mjet demokratik për t’i dhënë zgjidhje problemit tonë jo të vogël siç është izolimi që na bën rruga Thumanë-Kashar dhe NE tregojmë gatishmërinë tonë të ulemi për gjetjen e zgjidhjes. Faleminderit edhe njëherë dhe shihemi në protestën e radhës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular