Një konflikt për pronën ka lënë të plagosur me armë zjarri tre kushërinj mbrëmjen e sotme në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras.
Sahit Ahmetaj (Sela), efektiv policie, Adrian Sela dhe Fatos Sela, kanë përfunduar në spital pasi qëlluan ndaj njëri-tjetrit me armë zjarri, pas një sherri për një pronë që e pretendojnë të tre palët.
Sipas raportimeve nga News24, Fatos Sela së bashku me vëllezërit e tij, po kryenin punime për rrethimin e një sipërfaqe toke e cila pretendohet nga dy palët.
Në vend ka mbërritur efektivi Sahit Sela, i cili në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kushërinjve, të cilët i janë kundërpërgjigjur me armë.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.
Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju njoftojmë se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.