Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme (25 korrik) në zonën e Thumanës, ndërsa raportohet për dy të plagosur.
Një konflikt mes dy kushërinjve ka agravuar në përplasje me armë, ku një punonjës policie, i identifikuar si Sahit Ahmeti Sela, me armën e shërbimit pas një sherri ka qëlluar në drejtim të disa personave, ku ka mbetur i plagosur kushëriri i tij, Adrian Sela.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur dhe efektivi Sahit Ahmeti Sela.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive pronësie, ndërkohë, të plagosurit thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.