Pakti PD-PS për Reformën Zgjedhore votohet sot në Kuvend, por sa deputetë do të zgjedhin kryetarët

0
62

VALENTINA MADANI/ Drafti i dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën zgjedhore do të votohet në seancën e sotme plenare.

Mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar në parim për draftin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas propozimit, në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë edhe qytetarët me banim jashtë vendit. Në ndryshimet e Kodit Zgjedhor thuhet se S! e listave të partive do të jetë e mbyllur dhe gara do të jetë vetëm për ato pak vende, ku kandidatët nuk e kanë të sigurt që do të jenë brenda listës fituese.

Konkretisht, secila parti politike do të ketë dy lista në çdo qark, ku një listë e zgjedh kryetari dhe që nuk ndryshohet pasi kandidatët e asaj liste nuk futen fare në garë dhe një listë kandidatësh që do t’i përzgjedhin zgjedhësit. E përkthyer në shifra, me një përllogaritje të thjeshtë, diçka më shumë se 100 deputetë do të jenë të përcaktuar nga kryetarët dhe nuk ndryshohen, ndërkohë që më pak se 40 vende do të përzgjidhen nga zgjedhësit.

Qarku që do të ketë më shumë vende të lira, për shkak të numrit të madh të mandateve që çdo në Parlament është Tirana, ku PD dhe PS do të kenë të sigurt pa nisur zgjedhjet, nga 12 mandate secila. Ky qark çon në Kuvend 36 deputetë, por po të kemi parasysh që mund të marrin mandate edhe PSD dhe PL, numri i deputetëve që zgjidhen nga zgjedhësit do të jetë jo më shumë se 10, që do të thotë se vetëm 27% e listës është e hapur. Ndërkohë që në qarqe si Dibra dhe Kukësi, gara do të jetë vetëm për një mandat nga 3 që çojnë në Kuvend. Nënkryetari demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi dje në një konferencë për mediat një ditë pas paktit të PSPD për Kodin Zgjedhor.

“S! është vendosur për të garantuar kuotën gjinore. Në këtë vend mund të futen edhe njerëz nga bota akademike, ata mbrohen dhe mundësohen që të jenë në Parlament. Kjo kuotë është 25%. Lista e një partie do të jetë në Tiranë me 36 mandate, 12 mandate në listën e mbyllur dhe 36 mandate në listën e hapur. Do të jenë 48 kandidatë. Jemi më shumë se T! me votim parapëlqyes dhe do të jetë pa asnjë herës. Kush merr më shumë vota, merr mandatin e deputetit”.

Bylykbashi apeloi që mos të zvarritet më vota e diasporës. Ai njoftoi se është vendosur që çdo emigrant shqiptar që ka një adresë jashtë vendit mund të shprehë vullnetin e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndonëse opozita pretendon se rregullat e përcaktuara nga mazhoranca përjashtojnë një pjesë të emigrantëve nga kjo e drejtë. Nga ana tjetër, Bylykbashi theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëjë detyrën duke siguruar bazën e duhur ligjore dhe logjistike, duke mos e penguar procesin.

“Ne kërkojmë që KQZ me hyrjen në fuqi të ligjit, pas asnjë vonesë e justifikim, të bëjë gati të gjithë bazën nënligjore dhe logjistike që kjo të bëhet e mundshme për zgjedhjet e vitit 2025. Koha është e mjaftueshme, qeveria duhet të vërë paratë në dispozicion, KQZ të bëjë punën e vet”, tha ai.

Po ashtu, ai u bëri apel shqiptarëve jashtë vendit që të regjistrohen dhe të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nënkryetari demokrat tha se për kategorinë e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit pa një vendbanim të regjistruar, PS kërkon që t’i përjashtojë ata nga e drejta për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

“Propozimi i opozitës ishte më i gjerë se sa propozimi i PS, e cila e reduktonte votën vetëm te emigrantët e ligjshëm që kanë një vendbanim të caktuar në vendin ku jetojnë, të regjistruar me dokumentacion të ligjshëm, duke përjashtuar dhjetëra apo qindra e mijëra shtetas shqiptarë të larguar në këtë 10-vjeçar të një eksodi të shkaktuar nga qeverisja e Edi Ramës, por që ende nuk kanë një regjistrim të ligjshëm. Kjo do të krijonte dy kategori, zgjedhës shqiptarë që janë të ligjshëm dhe ata që janë të paligjshëm. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të votojë. Çdo emigrant që gjendet jashtë të regjistrohet në KQZ me rregullat konsensuale të miratuara me mënyrë të thjeshtë regjistrimi dhe të shprehë votën në mënyrë të lirë”, u shpreh Bylykbashi.