Policia ka vendosur në pranga një 24-vjeçar, i cili qëlloi ne armë zjarri tip pistoletë teksa lëvizte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa që pamjet teksa i riu shkrepte armën u publikuan në rrjetet sociale.
I riu me iniciale E.B., ka qëlluar në ajër me pistoletë gjatë një ceremonie martesore, teksa një autokolonë me dasmorë kalonte në autostradë.