BallinaKronikeEMRAT/ Shfrytëzonte disa vajza për prostitucion me klientë të ndryshëm në lokalin...

EMRAT/ Shfrytëzonte disa vajza për prostitucion me klientë të ndryshëm në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja!

spot_img
spot_img

Një 52-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se shfrytëzonte tre vajza për prostitucion në lokalin e saj në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Sipas uniformave blu, 52-vjeçarja Lindita Skura shfrytëzonte për prostitucion me klientë të ndryshëm të lokalit, 20-vjeçaren Mimoza Brace, si edhe dy shtetaset me iniciale O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe. Pas hetimeve, është vendosur në pranga menaxherja e lokalit për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si edhe 20-vjeçarja Mimoza Brace për veprën penale “Prostitucioni”. Ndërkohë janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Red light”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.

Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Red light”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

– u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular