BallinaOP EDMaskat kanë kohë që kanë rënë! Thjesht prisnim që të bindeshin edhe...

Maskat kanë kohë që kanë rënë! Thjesht prisnim që të bindeshin edhe syleshët, naivët…

spot_img
spot_img

Nga Ardi Stefa
Nuk është se nuk e kishim nuhatur, parashikuar apo paralajmëruar!
Thjesht prisnim që të bindeshin edhe syleshët, naivët, për faktin që PD, edhe pse u Rithemelua, nuk u bë aspak më e hapur, aspak më e fortë, aspak më e bashkuar!

Përkundrazi! Vazhdoi të ishte e njëjta parti meskine, mediokre, e mbyllur dhe që demokracinë e brendshme e kishte thjesht fasadë; që votën e demokratëve nuk e ka përfilllur ndonjëherë, por ka shfrytëzuar idealizmin e tyre!

Thjesht, ne “Kasandrat” prisnim të vërtetohej ajo çka kemi muaj e muaj të tërë që themi e shkruajmë: “Që ata deputetë, të cilët iu bashkuan Berishës, iu bashkuan vetëm e vetëm për një vend në parlamentin e ardhshëm!”

Sepse dakordësia që arritën për Kodin e ri Zgjedhor PS dhe PD, nuk është gjë tjetër veçse një goditje, e cila i bëhet demokracisë funksionale e të vërtetë dhe që ne e paskemi të pamundur ta ndryshojmë. Nuk është gjë tjetër veçse tregues i asaj që shqiptarët nuk mund të presim më ndryshime thelbësore, veçse atë çka duan kryetarët e partive, të cilët mbajnë peng demokracinë e bredshme, demokracinë dhe përparimin e Shqipërisë.

Dakordësia cinike pozitë-opozitë për Kodin e ri Zgjedhor, e cila nuk adresoi anjë nga ato detyra që i la OSBE/ ODIHR, dëshmon se kryetarokracia në Shqipëri rron e mbretëron dhe është aq e fuqishme, madje e plotfuqishme, sa demokracia dhe vullneti i lirë i qytetarëve vritet për një karrige pushteti politik dhe ekonomik.

Dëshmon se, fatkeqësisht në 2024, pluralizmi në Shqipëri është si ai pluralizmi që desh të impononte në 1990 Ramiz Alia me BGSH, BP, BRSSH, veteranët, etj, etj…

Dëshmon se qytetarëve shqiptarë u hiqet e drejta të votojnë meritokracinë, vlerat. Dhe, duke kuptuar se partitë e vogla nuk kanë shanse të fitojnë qoftë edhe një mandat, atëherë votuesit për të mos çuar votën dëm, detyrimisht do të votojnë listat e emëruara të kryetarëve. (Kuptoni, në 2025 do të kemi votime, jo zgjedhje!)

Dhe unë si qytetar, si demokrat duhet të kem të drejtën që të zgjedh të votoj brenda partisë sime vetë kandidatin që preferoj e vlerësoj dhe jo atë që më imponohet në listën e mbyllur si besnik i kryetarit (d.m.th. si peng i kryetarit) dhe në “listën e hapur” servilët e kryetarit! Pra, pjesa më e madhe e deputetëve do të jenë sipas renditjes, ndërsa pjesa tjetër duhet të kalojë një prag shumë të madh në mënyrë që të jetë në parlament.

Atëherë ku vajtën premtimet për Primare, hapje, vlera, bashkim, fuqizim e pushtet?

Ato janë shkelur me kohë, që me zgjedhjet e 14 majit, sikundër u shkel statuti me emërimin apriori dhe pa votë të dy nënkryetarëve të rinj, si përfaqësues të “diversitetit”!

Apo mos vallë ajo që kemi artikuluar, se PD e Rithemeluar nuk e do pushtetin, por vetëm opozitën, se pushtetin nuk e merr dot është e vërtetë? Pra, do të fitojë para pa firmosur gjë?

Ndoshta, sepse për PD e Rithemeluar, koncepti i demokracisë është relativ dhe jo absolut. Për PD “demokracia” ekziston vetëm për vete! PD nuk mund të pranojë se ka një mendim tjetër. Sepse nëse ajo e pranon, demokracia e saj do të dekonspirohet lehtësisht dhe zbatimi i saj do të jetë i kufizuar, pasi është i lakueshëm dhe i brishtë. Dhe, fatkeqësisht, elitat politike dhe enturazhi i tyre nuk do të qarkullojnë, madje as karrigen nuk do të ndryshojnë. Dhe establishmenti do të vazhdojë të ruajë plaçkën e fituar këto 34 vite!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular